Rozë

Pushimet e saj përrallore i ëndërron çdokush. Përse po lutet Elvana Gjata?!

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 17 February 2020

Këngëtarja e njohur, Elvana Gjata, pas zhgënjimit gjatë festivalit të RTSH-së, muajt e parë të këtij viti, i ka kaluar kryesisht në SHBA, ku është marrë me projekte të reja.

Por prej disa ditësh ajo ndodhet në Islandë, vendi i largët në veri të Europës.

Elvana Gjata ka bërë kohët e fundit disa postime në “Instagram”, duke publikuar disa foto nga vendi i famshëm, i njohur si ‘Laguna Blu’ në Islandë, por pa asnjë koment apo mesazh.

-Advertisement-

Pushimet e saj kanë tërhequr vëmendjen e fansave dhe ndjekësve të shumtë të këngëtares.

Ata e kanë komplimentuar pafund Elvanën. Por pakush nuk e ka kuptuar se këngëtarja ndodhet aty, për t’u qetësuar, dhe fotot tregojnë se ajo madje është u lutur.

Fotot para dhe një ditë pas festës së Shën-valentinit tregojnë qartë se kënëgëtarja lutet, që diçka t’i shkojë mbarë.

Ajo ende nuk e ka treguar titullin e projektit të saj të fundit dhe nuk ka dhënë asnjë detaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera