Rozë

Publikon pamjet kur bën vaksinën anti-Covid, aktori i famshëm bën thirrje: Eja me mua nëse dëshiron të jetosh (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 21 January 2021

Aktori i famshëm i “Hollywood”-it, Arnold Schwarzenegger, u është bashkuar personazheve të njohur të ekranit për të bërë vaksinën anti-Covid.

Përmes një postimi në profilin e “Instagram”-it, aktori u ka bërë thirrje fansave të tij që edhe ata të bëjnë vaksinën.

Arnold ka publikuar një video në rrjetet sociale ku tregon momentin kur vaksinohet. Ai qëndron brenda në makinë me maskë në fytyrë, teksa infermierja i injekton vaksinën anti-Covid.

-Advertisement-

Sapo bëra vaksinën dhe do ja rekomandoja kujtdo dhe gjithkujt. Eja me mua nëse dëshiron të jetosh”, thotë aktori i famshëm pasi bëri vaksinën.

Ndërsa bashkëngjitur me videon ku tregon të gjithë procesin, Schwarzenegger shkruan: “Sot ishte një ditë e mirë, nuk kam qenë kurrë më i lumtur të pres në radhë. Bashkohuni me mua dhe regjistrohuni për të bërë vaksinën”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera