Lajme

Publikohet raporti i fundit për rastet me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 19 April 2022

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit për rastet e reja me COVID-19 në Kosovë, ku ka njoftuar se për një ditë janë shënuar 3 raste të reja, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu kjo ministri ka njoftuar se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkaq, nga ky virus janë shëruar 28 persona.

-Advertisement-

“ Nga 837 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.295.

Në total numri i rasteve aktive është 447“, thuhet në raportin e MSH-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera