Sport

PSG nuk mund të përballoj rrogën e Lionel Messit

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 20 January 2021

Lionel Messi dhe Barcelona pritet të ndajnë rrugët në fund të këtij sezoni, shkruan Gazeta inFokus.

Argjentinasi është shumë i kërkuar nga gjigandi anglez, Manchester City dhe ai francez, Paris Saint German.

Megjithatë, përhapja e pandemisë u ka shkaktuar klubeve dëme të mëdha financiare dhe sipas raportimeve të mediave klubi parisien nuk ka mundësi ta përballoj rrogën javore të 33 vjeçarit.

-Advertisement-

Gjashtë herë fituesi i Topi të Artë aktualisht paguhet 500 mijë funte në javë dhe kjo është një shumë e papërballueshme për Parisin.

Kontrata e Messit në ‘Camp Nou’ skadon në qershor./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera