Lajme

Propozohet miratimi i statutit të QKMF-së në Ferizaj, mblidhen komitetet dhe drejtoritë bashkë me kryesuesin e Kuvendit Komunal

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 24 February 2023

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Xhavit Zariqi, bashkë me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, kanë mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt të KPF-së.

Në këtë mbledhje është diskutuar për planin vjetor të punës së Kuvendit, për propozim-vendimin për përcaktimin e orarit të mbledhjeve të punës së Kuvendit të Komunës.

Ndërkaq drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Dr. Kemajl Emini ka dhënë propozim – vendimin për vënien në konsultim publik të Projekt- Programit Trevjeçar të Banimit 2023-2025 si dhe ka thënë edhe propozimin për miratim të Statutit të QKMF-së në Ferizajt.

-Advertisement-

Në këtë mbledhje është bërë edhe propozim-vendimi për formimin e Komisionit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pjesëve të ngastrave kadastrale në pronësi të Komunës për vendosjen e kioskave.

Po në këtë mbledhje është bërë edhe propozim-vendimi për emërtimin e anëtarëve përzgjedhës për Komitet Konsultativ për shërbime sociale për persona me aftësi të kufizuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera