Prokuroria merr vendim për të miturin që dyshohet se i preu gishtat për 10 euro 27 vjeçarit
Autori: Gazeta inFokus
16:00 | 13 December 2022
Prokuroria Themelore e Gjilanit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për të miturin, i cili dyshohet se më 22 tetor të këtij viti së bashku me një person tjetër i prenë dy gishta një 27-vjeçari për shkak të një borxhi prej 10 eurosh.
Lajmin e kanë konfirmuar nga Prokuroria e Gjilanit.
“Ju njoftoj se lidhur me këtë rast për dy persona kanë filluar hetimet dhe atë për një të mitur dhe një person tjetër i moshës madhore. Ndërsa për të miturin është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit në drejtim të veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Prokuroria gjithashtu ka bërë të ditur se është mbajtur seanca dëgjimore dhe se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Themelore në Gjilan për caktimin e paraburgimit për të miturin.
Bëhet e ditur se i mituri i cili dyshohet për këtë rast është F.I.
Ngjarja ka ndodhur më 22 tetor të këtij viti, kur edhe ishte arrestuar njëri nga të dyshuarit, ndërsa i mituri kishte qenë në arrati.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Shaban Azizi, nga Policia në Gjilan.
“Bëhet fjalë për një borxh prej 10 eurosh. Ngjarja ka ndodhur më 22 tetor, kur dy persona dyshohet se ia kanë prerë gishtat një 27-vjeçari. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar menjëherë, ndërsa i dyshuari i dytë, i mitur, është arrestuar dje pasi ka qenë në arrati”, ka thënë Azizi./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Vdes i riu që u aksidentua në Dubravë të Istogut
Ka ndërruar jetë i riu që ishte aksidentuar më 29 qershor në fshatin Dubravë ...
-
Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë
Për të garantuar siguri më të lartë në rrugët që lidhin Kosovën me Shqipërinë...
-
Nesër, temperaturat deri në 36 gradë celsius
Të hënën parashikohet mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Rrezik nga d...
-
Gruda, Deharit: S’pati guxim ta lexojë aktgjykimin deri në fund – votimi i fshehtë, shkelje kushtetuese
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i ka reaguar kryesuesit të seancës konstit...
-
Terròristët e Banjskës po e ruajnë Vuçiqin, BE-së i dorëzohet lista me policë serbë
Protestat e studentëve në Serbi kanë hyrë në ditën e tetë, teksa pushteti i A...
-
Mustafa – Deharit pasi insistoi për votim të fshehtë: Qasja e VV është mshele gojën, voto qysh t’thojmë na
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, i ka reaguar...
-
Procesi gjyqësor në Hagë po hyn në fazën vendimtare
Në procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, po i afrohet fundi f...
-
Kam ndryshuar krejtësisht dhe kam bërë sakrifica që nuk i imagjinoni” -Grida Duma rrëfen gjithçka jetën e saj private
Prezantuesja e njohur shqiptare, Grida Duma, ka folur për herë të parë rreth ...
-
Kadrijaj – Deharit: Kushtetuesja e tha se votimi duhet të kthehet në praktikat e mëhershme
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Gjykata Kushtetuese në aktvend...
-
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Bessent, thotë se Musk duhet të qëndrojë larg politikës
Një ditë pasi Elon Musk përshkallëzoi grindjen e tij me Donald Trump dhe njof...
-
Cakolli thotë se VV po insiston në votim të fshehtë, procedurë që ka dështuar 34 herë
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi kryesuesi i seancës Avni Dehari shkroi ...
-
Mefail Bajqinovci i lutet Lutfi Hazirit: Ani bre Lutë hajde në koalicion
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka lutur publikisht Lu...