Lajme

“Procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE, mund të zgjasë deri në 20 vjet”

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 14 December 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë nënshkruar sot aplikimin për anëtarësim të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ky aplikim pritet të dorëzohet më 15 dhjetor në Presidencën e BE-së, që kryesohet nga Çekia.

Për këtë çështje, ka folur zv. kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme, deputetin, Xhavit Halitin.

-Advertisement-

Ai tha se aplikimi është e drejtë e Kosovës.

“Aplikimi në BE është e drejtë e Kosovës, është marrëveshje e nënshkruar në mes të palëve, që Serbia nuk do ta ndalë Kosovën për t’u integruar në mekanizmat ndërkombëtarë dhe unë e di që kjo është e drejtë e Kosovës”, u shpreh Haliti.

Deputeti Haliti tha se ky proces mund të zgjasë së paku 20 vite.

E gjithë kjo varet nëse do ta kenë në rend dite Bashkimi Evropian.

“BE-në është duke e udhëhequr Çekia, dhe varet se kërkesa e Kosovës a do të futet në rend dite në mbledhjen e ministrave ose të kryeministrave të vendeve të BE-së, për ta trajtuar si proces. Procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE mundet me zgjat deri në 20 vite më së paku, nëse nuk marrin vendim që i gjithë Ballkani të futet në BE, unë po them nga ajo se si kanë funksionuar deri më tani, të paktën 20 vite i duhen Kosovës me i përmbush detyrimet që kanë shtetet për t’u fut në BE”, deklaroi ai për Front Online.

Nga 27 shtetet anëtare të BE-së, pesë prej tyre ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, Serbia dhe Mali i Zi janë dy shtetet që kanë bërë më shumë përparim drejt anëtarësimit në bllok.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria gjatë këtij viti nisën procesin e bisedimeve, ndërkaq Bosnjë e Hercegovina këtë javë ka marrë statusin e vendit kandidat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera