Lajme

Prishtinasja raporton se u rrah nga burri dhe vjehrra, policia arreston vetëm bashkëshortin

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 06 January 2022

Një person është arrestuar mëngjesin e së mërkurës së bashku me nënën e tij, pasi që dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se viktimës i është dhënë tretman mjekësor dhe për shkaqe sigurie se bashku me tre fëmijët e saj është dërguar në strehimore.

Gjithashtu është bërë e ditur se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërkaq nëna e tij pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara nëna e tij është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera