Sport

Prishtina – Vushtrria, gjysmëfinalja e Kupës

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 03 April 2018

Prishtina, duelit gjysmëfinal të Digitalb Kupës së Kosovës kundër Vushtrrisë, i hynë pas tre ndeshjeve pa fitore dhe është rast ideal që me këtë përballje të dilet nga minikriza që ka kapluar mëtuesit për titull.

Ndërsa, ish-rivalët e Vushtrrisë të pozicionuar të dytit në Ligën e parë me gjasa reale për t’u inkuadruar në Superligë.

Prishtina i ka vetëm dy mungesa, Osmanin e skuqur në ndeshjen e fundit me Vëllaznimin dhe Miftarajn i cili tani po rikuperohet nga lëndimi.

-Advertisement-

Ky raund garash zhvillohet me dy ndeshje, ndërsa përballja e kthimit zhvillohet me 18 prill në Vushtrri. Nëse dy ndeshjet përfundojnë pa fitues, zhvillohen vazhdimet 2×15 minuta.

Gjysmëfinalja e Digitalb Kupës – ndeshja e parë

Prishtina – Vushtrria

E mërkurë – 4 prill – ora 14:00

Stadiumi: “Shahin Haxhiislami”, Pejë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera