Lajme

Prindon Sadriu raporton për aktivitetet e fundit të Presidentes

Autori: Gazeta inFokus 23:54 | 10 May 2022

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, gjendet për një vizitë në Uashington. Gjatë qëndrimit atje, ajo ka zhvilluar takime dhe ka marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare.

Për aktivitetet e presidentes, që ta njoftojë publikun po kujdeset edhe zotëria i parë, bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.

“Gjithë sytë ka Kosova”, është shprehur Sadriu nëpërmjet një postimi ku njofton për pjesëmarrjen e Osmanit në një konferencë ndërkombëtare. Ai thotë që konferencat e rëndësishme janë kthyer në pëditshmëri.

-Advertisement-

“Gjithë 👀 kah 🇽🇰. Fjalimet kryesore (keynote speech) në konferenca të rëndësishme ndërkombëtare janë kthyer në përditshmëri. Republika e Kosovës asnjëherë nuk ka gëzuar reputacion më të mirë ndërkombëtar”, ka shkruar ai.

Një tjetër postim, Sadriu e ka publikuar edhe nga momenti i parakalimit Para Mbretit të Spanjës Felipe VI.

Ai ka publikuar në spanjisht edhe fjalët e Mbretit, i cili thërret Presidenten Osmani për parakalim.

“#MomentKrenarie: La Excelentísima Presidenta de la República de Kosovo, Señora Vjosa Osmani-Sadriu. 🇽🇰🇨🇷 *Parakalimi para Mbretit të Spanjës Felipe VI, krerëve tjerë shtetëror, kryeministrave dhe kryesuesëve të dhjetëra delegacioneve ndërkombëtare”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera