Lajme

Presidentja Osmani javën e ardhshme në SHBA, merr pjesë në varrimin e Madeleine Albright

Autori: Gazeta inFokus 20:39 | 19 April 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të javës së ardhshme, do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marr pjesë në varrimin e ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.

“Presidentja Osmani do të udhëtoj për SHBA në fillim të javës që vjen për të marrë pjesë në varrim të Sekretares Albright, me ftesë të familjes Albright, si dhe për disa takime të tjera”, tha Kupina.

-Advertisement-

Ndryshe, Madeleine Albright, e cila ishte mike e madhe e shqiptarëve, ka vdekur më 23 mars në moshën 84-vjeçare.

Albright ka vizituar tri herë Kosovën, pak muaj pas përfundimit të luftës 1999, më 2005 dhe 2019.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera