Presidenti i Kroacisë shkakton skandal diplomatik, Austria ia thërret ambasadorin
Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 18 November 2021
Ambasadori i Kroacisë në Austri, Danijel Glunçiq, të mërkurën është thirrur për t’u paraqitur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë për shkak të komenteve të Presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq, rreth politikave austriake për luftimin e koronavirusit, konfirmoi Ambasada e Kroacisë për agjencinë shtetërore të lajmeve, Hina.
“Mund të konfirmoj se jam thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë”, i tha agjencisë ambasadori Glunçiq. Ai refuzoi që të jepte hollësi për diskutimet, shkruan televizioni N1, transmeton Gazeta Express.
Sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme të Austrisë, Glunçiq është rritur për “deklaratat shumë të pazakonta të presidentit kroat”, të cilat, sipas deklaratës, janë refuzuar fuqishëm.
Presidenti kroat i komentoi masat e reja kufizuese kundër pandemisë së koronavirusit në Austri të hënën, pas një takimi që zhvilloi me Papa Françeskun në Vatikan.
Në të njëjtën ditë, Austria vendosi masa kufizuese për lirinë e lëvizjes së personave që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19 dhe për ata që nuk e kanë lauar sëmundjen. Këta persona mund të dalin nga shtëpia ose banesa vetëm për të blerë ushqim, për të shkuar te mjeku ose në barnatore dhe për të shkuar në punë. Shkelja e kësaj mase gjobitet me një shumë të majme deri në 1.450 euro.
“Sot, personave të pavaksinuar në Austri u ndalohet dalja nga shtëpitë e tyre. Çfarë është kjo, shkencë apo metoda që t’i kujtojnë vitet e tridhjeta. Ky është fashizëm”, tha Milanoviq.
Ministria e Jashtme e Austrisë nga agjencia APA citohet të ketë thënë: “Krahasimi i masave kundër pandemisë së koronavirusit me fashizmin është i papranueshëm. Është përgjegjësia jonë që t’i mbrojmë qytetarët e Austrisë dhe po veprojmë në mënyrën e duhur.”, transmeton Gazeta Express.
“Ne qartazi e përçuam befasinë tonë me këto deklarata te ambasadori kroat në Austri”, tha Peter Launsky-Tieffenthal, sekretar Shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Të tjera
-
Qentë endacakë sulm*ojnë gazetaren te Menza e Studentëve, publikon pamje
Gazetarja e Radio Kosovës, Behare Bajraktari ka thënë se sot rreth otës 18:00...
-
Krasniqi fton LDK-në e AAK-në për shpërndarjen e Kuvendit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i ka bërë th...
-
Kurti në Kotor, publikon pamje duke shtrënguar duart me O’Brien e Spajiq, Ramën “e fsheh”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar fotografi nga darka e s...
-
Takimi për “dinarin”, Qeveria: Pala serbe bëri propozime që synojnë legalizimin e strukturave të saj paralele e ilegale
Qeveria e Kosovës ka lëshuar komunikatë në lidhje me takimin e sotëm të zv/kr...
-
Osmani nderon Monumentin Kombëtar të Përkujtimit në Danimarkë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka nderuar Monumentin ...
-
Edi Rama i uron shërim të shpejtë kryeministrit sllovak
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar shërim të shpejtë kryemini...
-
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se vodhi një motoçikletë
Është arrestuar një person i moshës 36-vjeçare në Ferizaj, pasi dyshohet se k...
-
Çështja e dinarit, Lajçak thotë se është gati të pres sërish palët nëse tregojnë gatishmëri për një zgjidhje
Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur asnjë marrëv...
-
BE-ja konfirmon: As sot s’ka marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për dinarin
Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur asnjë marrëv...
-
Kurti udhëton drejt Malit të Zi, publikohet agjenda
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Mal të Z...
-
Kamerat kanë kapur momentin kur është që lluar Kryeministri sllovak
Kamerat kanë arritur që të regjistrojnë edhe momentin dramatik kur plagoset k...
-
Scholz uron kryeministrin e ri serb, ia përmend normalizimin e raporteve me Kosovën
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka uruar kryeministrin serb, Millosh Vuçeviq pë...