Pozitë e opozitë përplasen për Fondin Sovran, Beqa e quan VV-në shembull të dështimit

Autori: Gazeta inFokus
13:33 | 05 April 2023
Deputetët e opozitës dhe pozitës janë përplasur në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, raporton Ekonomia Online. Shkak i debatit ndëmrjet deputetëve të PDK-së dhe VV-së u bë vonesa në fuksionlizimin e Fondit Sovran.
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, kritikoi partinë në pushtet se nuk është duke e mbyllur AKP-në, por me procedurat e reja është duke e lehtësuar që të tjerët të përfitojnë. Ai tha se VV-ja është shembull i dështimit.
“Mirlindë të përgëzoj, si pozitë me rregulloret e keni ndërruar krejt qëllimin edhe Fondit Sovran edhe të AKP-së, jeni duke lehtësuar procedura për përfitues të rijnë. Po jeni shembull i dështimit. Nuk është faji i jonë që ju nuk po dini, as nuk po doni. Ju i ketë gati”, tha ai.
Deputetja e VV-së, Mirlinda Tishukaj-Sadiku, tha se Fondi Sovran është në përgatitje e sipër, sipas saj, ky Fond do të ndikojë në rimëkëmbjen e ndërmarrjeve publike.
“Fondi Sovranë është në përfundim e sipër e sipër, në strategji është edhe mbyllja e AKP-së, po besoj që nuk i ke lexuar të gjitha shkresat, andaj nuk qëndron ajo që thoni ju. Këto janë të gjitha të dokumentuara. Fondi Sovran do të ndikoj direkt në zhvillimin e ndërmarrjeve publike dhe në ringjallejn e tyre që ju i keni vendosur në dy gjunjët. Fondi ka marr kohë sepse është projekt gjigant. Ju e keni tregu mundësin e juaj sa keni qenë”, tha ajo.
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, tha se deputetja Sadiku nuk është e duhura që të mbroj VV-në, pasi sipas tij, është e re në këtë parti.
“Po të jesh në parti dhe të akuzosh që e keni prish sistemin nuk shkon, po të ishte në vv gjithmonë do të ishte diçka”, tha ai.
Deputetja Sadiku, tha se është e vërtet që ka qenë pjesë e një parti tjetër po që është larguar nga ajo parti për shkak të parimeve të saj, raporton EO.
“Po është e vërtet kam qenë asambliste deri në momentin e demarkacionit, kur jam larguar nga AAK-ja, largimin e kam bërë për shkak të parimeve të mia. Babai im ka qenë themelues i partisë në qytete. Nuk kam bërë kalkulime politike, por për parime”, tha ajo.
Komisioni ka diskutua edhe në lidhje me Raporti për bashkimin e qyteti të Ferizajt, ku deputetët u pajtuan që në lidhje më këtë projekt të ftohet udhëheqësit e kësaj komune që të diskutojnë më këtë projekt.

Të tjera
-
Vdes i riu që u aksidentua në Dubravë të Istogut
Ka ndërruar jetë i riu që ishte aksidentuar më 29 qershor në fshatin Dubravë ...
-
Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë
Për të garantuar siguri më të lartë në rrugët që lidhin Kosovën me Shqipërinë...
-
Nesër, temperaturat deri në 36 gradë celsius
Të hënën parashikohet mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Rrezik nga d...
-
Gruda, Deharit: S’pati guxim ta lexojë aktgjykimin deri në fund – votimi i fshehtë, shkelje kushtetuese
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i ka reaguar kryesuesit të seancës konstit...
-
Terròristët e Banjskës po e ruajnë Vuçiqin, BE-së i dorëzohet lista me policë serbë
Protestat e studentëve në Serbi kanë hyrë në ditën e tetë, teksa pushteti i A...
-
Mustafa – Deharit pasi insistoi për votim të fshehtë: Qasja e VV është mshele gojën, voto qysh t’thojmë na
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, i ka reaguar...
-
Procesi gjyqësor në Hagë po hyn në fazën vendimtare
Në procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, po i afrohet fundi f...
-
Kam ndryshuar krejtësisht dhe kam bërë sakrifica që nuk i imagjinoni” -Grida Duma rrëfen gjithçka jetën e saj private
Prezantuesja e njohur shqiptare, Grida Duma, ka folur për herë të parë rreth ...
-
Kadrijaj – Deharit: Kushtetuesja e tha se votimi duhet të kthehet në praktikat e mëhershme
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Gjykata Kushtetuese në aktvend...
-
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Bessent, thotë se Musk duhet të qëndrojë larg politikës
Një ditë pasi Elon Musk përshkallëzoi grindjen e tij me Donald Trump dhe njof...
-
Cakolli thotë se VV po insiston në votim të fshehtë, procedurë që ka dështuar 34 herë
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi kryesuesi i seancës Avni Dehari shkroi ...
-
Mefail Bajqinovci i lutet Lutfi Hazirit: Ani bre Lutë hajde në koalicion
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka lutur publikisht Lu...