Lajme

Porosia e Zemajt , Policia e Inspektorati në aksion

Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 13 October 2020

Me dyfishimin e rasteve me Covid19 në Kosovë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka urdhëruar Policinë dhe Inspekcionin që të jenë më të rreptë në respektimin e masave anti Covid19.

Tash e dy ditë Zemaj ka bërë thirrje që numri i patrullave të Policisë dhe i inpektorëve që të shtohet në rrugë dhe në hapësirat e gastronomisë.

-Advertisement-

E kjo porosi e tij duket se ka shkuar në vend.

Në mbrëmjen e së martës janë parë patrulla të shumta të të dy palëve në lokale duke kotrolluar e gjobitur qytetarët në rrugë që nuk kanë respektuar ligjin anticovid.

Në fotografitë më poshtë mund të shihni se pjesëtarë të Policisë dhe Inspekcioni kanë kryer disa kontrolla në lokale të shumta të gastronomisë./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera