Policia rumune identifikon huliganët që shpalosën banerin, akuzon federatën për organizim

Autori: Gazeta inFokus
11:35 | 13 September 2023
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Komunës së Bukureshtit ka fajësuar Federatën e Futbollit të Rumanisë lidhur me incidentin që ndodhi mbrëmë në ndeshjen ndaj Kosovës.
Sipas Policisë së Bukureshtit “Përgjegjësia për kryerjen e një kontrolli rigoroz i takon organizatorit”
Në njoftimin e lëshuar sot nga Drejtoria e Përgjithshme e policisë së kryeqytetit rumun bëhet e ditur se janë identifikuar 458 persona të cilët kanë qenë pjesë e grupit të tifozëve që kanë kryer veprime nacionale e raciste.
“Deri më tani janë identifikuar 458 persona, të cilët kanë qenë pjesë e grupit të tifozëve që kanë kryer veprime antisociale dhe për shkak të të cilëve është ndërprerë ndeshja e futbollit ndërmjet përfaqësuesve të Rumanisë dhe Republikës së Kosovës, për marrjen e masave ligjore ndaj përgjegjësit për shkeljen e kuadrit ligjor në fuqi.
Deri në transmetimin e këtij komunikimi, janë gjetur dhe hartuar 3 dokumente njoftimi me qëllim përcjelljen e tyre pranë organeve kompetente, në përputhje me përcaktimet e ligjit nr. 126/1995 për regjimin e lëndëve plasëse. Gjithashtu, janë aplikuar 17 sanksione kontravencionale, në total 8000 lei. Më pas, bëhen kontrolle për identifikimin dhe sanksionimin e personave të tjerë që kanë shkelur kuadrin ligjor në fuqi”, thuhet në njoftimin e Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Komunës së Bukureshtit.
Ultrasit rumunë shpalosën një baner me shkrimin “Kosova është Serbi” si dhe nuk i ndalën thirrjet raciste në kor, duke shtyrë kështu deri në ndërprerjen e ndeshjes.
Pas rreth 50 minutave ndërprerje dhe konsultimeve mes delegatit të UEFA-s dhe përfaqësuesve të të dyja skuadrave ndeshja u vendos të rifilloj.
Kosova pësoi humbjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, duke u mposhtur me rezultat 2:0 dhe shuar kështu shpresat për ëndrrën evropiane.

Të tjera
-
Vdes i riu që u aksidentua në Dubravë të Istogut
Ka ndërruar jetë i riu që ishte aksidentuar më 29 qershor në fshatin Dubravë ...
-
Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë
Për të garantuar siguri më të lartë në rrugët që lidhin Kosovën me Shqipërinë...
-
Nesër, temperaturat deri në 36 gradë celsius
Të hënën parashikohet mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Rrezik nga d...
-
Gruda, Deharit: S’pati guxim ta lexojë aktgjykimin deri në fund – votimi i fshehtë, shkelje kushtetuese
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i ka reaguar kryesuesit të seancës konstit...
-
Terròristët e Banjskës po e ruajnë Vuçiqin, BE-së i dorëzohet lista me policë serbë
Protestat e studentëve në Serbi kanë hyrë në ditën e tetë, teksa pushteti i A...
-
Mustafa – Deharit pasi insistoi për votim të fshehtë: Qasja e VV është mshele gojën, voto qysh t’thojmë na
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, i ka reaguar...
-
Procesi gjyqësor në Hagë po hyn në fazën vendimtare
Në procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, po i afrohet fundi f...
-
Kam ndryshuar krejtësisht dhe kam bërë sakrifica që nuk i imagjinoni” -Grida Duma rrëfen gjithçka jetën e saj private
Prezantuesja e njohur shqiptare, Grida Duma, ka folur për herë të parë rreth ...
-
Kadrijaj – Deharit: Kushtetuesja e tha se votimi duhet të kthehet në praktikat e mëhershme
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Gjykata Kushtetuese në aktvend...
-
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Bessent, thotë se Musk duhet të qëndrojë larg politikës
Një ditë pasi Elon Musk përshkallëzoi grindjen e tij me Donald Trump dhe njof...
-
Cakolli thotë se VV po insiston në votim të fshehtë, procedurë që ka dështuar 34 herë
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi kryesuesi i seancës Avni Dehari shkroi ...
-
Mefail Bajqinovci i lutet Lutfi Hazirit: Ani bre Lutë hajde në koalicion
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka lutur publikisht Lu...