Lajme

Policia ndalon dy vëllezër, tentuan që me anë të detyrimit të përfitojnë 43 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 08:52 | 12 August 2023

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar dy burra, vëllezër mes veti, në Prishtinë, pasi të njëjtit dyshohen se tentuan qe më anë të detyrimit të përfitojnë nga një tjetër një shumë parash prej 43 mijë euro.

Kjo pasi sipas tyre, viktima ka luajtur më herët lojëra të fatit në lokalin e tyre dhe u ka borxh.

Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe banesat e tyre,  si prova materiale janë sekuestruar:  një pistoletë me gaz me tetë copë fishekë dhe dy telefona, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera