Lajme

Policia jep detaje për të shtënat me armë zjarri afër Ministrisë së Tregtisë

Autori: Gazeta inFokus 18:42 | 10 October 2022

Sot është raportuar se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri afër objektit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, shkruan Gazeta Infokus.

Në lidhje me këtë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë  për Infokus se nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 15:40, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Arbnor dhe Astrit Dehari në Prishtinë.  Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një person i dyshuar,  nga një  motoçikletë në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka deklaruar Ahmeti për Infokus.

-Advertisement-

Ndryshe ka bërë të ditur se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit i cili është cilësuar vrasje në tentativë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera