Sport

Policia hyn në fushë dhe arreston futbollistin gjatë ndeshjes, ngjarja shokon tifozët

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 22 August 2018
Cesar Montalvo e gjeti veten në makinën e policisë.

Një ngjarje tepër e çuditshme ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Peru, ku një futbollist është arrestuar në mes të fushës gjatë ndeshjes.

Ndërkohë që po luhej ndeshja mes Union Kimbiri dhe Sport Huanta, policia hyn në fushë dhe arreston futbollistin Cesar Montalvo.

Ai akuzohet se mbante identitet të rremë për t’ju shmangur drejtësisë duke bërë që autoritetet të ndërhynin në mes të ndeshjes.

-Advertisement-

Kur ende nuk po kuptonte çfarë po ndodhte, futbollisti i Union Kimbiri, Cesar Montalvo e gjeti veten në makinën e policisë.

Në momentin e arrestimit reaguan tifozët dhe trajneri, por policët i thanë: Ti je trajner, jo gjykatës, kështu që na lër të bëjnë punën!

Tashmë ai do të gjykohet për falsifikim dokumentesh dhe përdorim të identitetit të rremë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera