Lajme

Policia e Kosovës demanton pretendimet serbe: Dejan Pantiqit i kemi siguruar barna

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 14 December 2022

Policia ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq, duke thënë se ai është trajtuar mirë, konform rrethanave të krijuara.

Bëhet e ditur se të njëjtit i është ofruar avokati mbrojtës si dhe i është lejuar përdorimi i barnave mjekësore.

“Andaj, spekulimet e vazhdueshme nga persona të caktuar dhe disa media kryesisht serbe, përfshirë spekulimin e fundit të publikuar përmes video-mesazhit, se gjoja zyrtarët policorë nuk e kanë trajtuar si duhet dhe nuk i kanë ofruar barnat mjekësore personit të dyshuar (D.P.), njofton dhe sqaron se:I njëjti është trajtuar mjaft mirë konform rrethanave të krijuara, ndaj të njëjtit janë respektuar të drejtat njerëzore që i takojnë personit të ndaluar, i janë lexuar të drejtat e tij, i është ofruar avokati mbrojtës si dhe i është lejuar përdorimi i barnave mjekësore. Po ashtu Policia e Kosovës ka arritur që të sigurojë barnat e nevojshme për personin e ndaluar”, thuhet në komunikatën e policisë.

-Advertisement-

Tutje, në këtë komunikatë thuhet se policia po angazhohet në të gjitha format që t’iu dalë në ndihmë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve pa dallime, përcjell Klankosova.tv.

“Duke marrë për bazë situatën e krijuar, bllokimin e rrugëve nga grupet kriminale, të cilat vetë po pengojnë qytetarët dhe komunitetin në lëvizjen e lirë, në qasjen dhe shërbimet e nevojshme, kanë bërë që të krijohen rrethana të reja të punës në të gjitha rastet në veri të vendit. Edhe përkundër këtyre rrethanave të krijuara, Policia e Kosovës po angazhohet në të gjitha format që t’iu dalë në ndihmë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve pa dallime”, thuhet tutje në komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera