Lajme

Policia apelon tek qytetarët: Festo me zemër, jo me armë

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 30 December 2022

Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar tek qytetarët që për festat e fund vitit të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një njoftimi policia ka bërë të ditur se ka shtuar prezencës e saj në ambiente të hapura.

Gjithashtu ka marrë masat e nevojshme në komunikacionin rrugor që festat e fund vitit të kalojnë pa incidente dhe aksidente në rrugë.

-Advertisement-

“Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, me theks të veçantë që :

– Përdorimi i armëve në festa dhe gëzime mund të shëndërrohet në tragjedi, po ashtu është e ndaluar me ligj.

– Personat e mitur duhet të rrinë larg nga armët e zjarrit .

– Përdorimi i fishekzjarreve është i rrezikshëm për fëmijë.

– Ndezja e fishekzjarreve duhet të bëhet dhe të mbikëqyret nga të rriturit.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Sa herë që kanë informacione për veprat që cenojnë sigurinë e qytetarëve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera