Polica dërgon autoblindat në Jarinjë: Kemi informacion se mund të mbahen protesta

Autori: Gazeta inFokus
15:25 | 07 July 2023
Në pikën kufitare me Serbinë, në Jarinjë, janë nisur automjete të blinduara të Policisë së Kosovës.
Kjo për arsyeje se policia ka pranuar informacion se dikush nga Serbia mund të hyjë gjatë ditës së sotme.
Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai gjatë bisedës për AP ka thënë se janë paralajmëruar protesta dhe për arsye të sigurisë policia ka dërguar trupat e vet atje.
“Është njëfarë informate që do të vijë dikush prej Serbisë dhe policët tanë janë atje pasi mund të mbahen protesta ose ndonjë gjë e ngjashme”.
“Për shkaqe sigurie i kemi dërguar ata atje”, ka thënë Elshani.
Disa grupe të ndryshme të motoçiklistëve nga Serbia janë mbledhur, të premten, në Beograd para Kuvendit të Serbisë dhe qëllimi i tyre, siç raporton mediumi serb me seli në Kosovë, Kosovo-Online, është arritja në Kosovë për të mbështetur serbët lokalë, pas situatës së tensionuar në Veri të Kosovë.
“Pavarësisht situatës komplekse politike dhe tensioneve në Kosovë, motoçiklistët planifikojnë të arrijnë në Komunën e Leposaviqit dhe të Zveçanit përmes pikë kalimit kufitar në Jarinjë për të përfunduar më pas udhëtimin e tyre në Mitrovicë të Veriut me qëllim të tregojnë qëllimet e tyre të mira dhe të dërgojnë një imazh pozitiv për Kosovën dhe popullit serb”.
Tensionet u kthyen sërish në veri të Kosovës, pas zgjedhjeve lokale të 23 prillit për katër kryetarët e komunave atje – Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut – të cilat i fituan kandidatët shqiptarë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.
Lajmi në përditësim…

Të tjera
-
Osmani bisedon me Arifin rreth konstituimit të Kuvendit
Presidentja Vjosa Osmani konsultimet me përfaqësuesit e partive që kanë ulëse...
-
Shenoll Muharremi “godet”, Hekuran Muratin: Ky djalë as nuk e kupton ekonominë e as nuk di çka flet
Analisti i njohur ekonomik, Shenoll Muharremi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrim...
-
Trump 40 minuta bisedë telefonike me Zelenskyn, u diskutua furnizmi i Ukrainës me mbrojtje ajrore
Presidenti i SHBA, Donald Trump, zhvilloi një bisedë telefonike ditën e sotme...
-
Endrit Thaçi uron Edi Ramën: Sot feston ditëlindjen miku më lojal i babait
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, i ka uruar ditëlindjen kr...
-
Konsultimet me partitë politike, presidentja Osmani takohet me Veton Berishën
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim deputetin nga komuniteti egji...
-
“Oh sot jom nana ma me fat në botë” – E reja diplomohet si Kadete e FSK-së, emocionon nëna e saj me fjalët prekëse
Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë ka diplomuar gjenerata e vitit 2025 e...
-
Shuhet zja*rri që kaploi një fushë në Ramoc të Gjakovës
Njësia e Zjarrfikësve të Gjakovës ka bërë të ditur se sot në mesditë ka inter...
-
Aktvendimi i fundit i Komerciales, OEK me thirrje ndaj ZRrE-së për pezullim të vendimit për të gjitha bizneset
Oda Ekonomike e Kosovës konsideron se aktvendimi i fundit nga Gjykata Komerci...
-
IKShPK me rekomandime se si të parandalohen zja*rret
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në një njoftim ...
-
Lot, përqafime e emocionet më të bukura që keni parë ndonjëherë nga diplomimi i Kadetëve të rinj të FSK-së
Në Kazermën "Adem Jashari" në Prishtinë ka diplomuar gjenerata e vitit 2025 e...
-
Dakaj: Halli i madh brenda Vetëvendosjes, Kurti me tentativa për ta zgjatur bllokadën
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po akuzohet se po ushtron manovra politi...
-
Dallavere me fonde për organizata: Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj ministrit Fikrim Damka
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ministrit në detyrë të...