Avokati Bajraktari tregon se kur pritet verdikti për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Autori: Gazeta inFokus
15:41 | 04 July 2025
Në nëntor të këtij viti bëhen pesë vite që kur ish-drejtuesit e UÇK-së, ndodhen në paraburgim në Hagë.
Ky proces, nga njohës të çështjeve juridike është kritikuar për vonesa dhe zvarritje të panevojshme.
Avokati, Ardian Bajraktari ka thënë se procesi gjyëqësor në Dhomat e Specializuara, tashmë ka hyrë në një fazë të rëndësishme, ku vjen në shprehje angazhimi dhe pro-aktiviteti i palës mbrojtëse.
“Dinamika dhe ecuria e procesit varen nga vendim marrja e trupit gjykues për sa i përket mocionit të palës mbrojtëse në lidhje me rrëzimin e pikave të aktakuzës. Natyrisht se mbi bazën e asaj që kemi parë, rrëzimi i aktakuzës në këtë stad të procedurës, do të ishte epilog real i këtij procesi, por jam skeptik për një gjë të tillë”, ka thënë Bajraktari për IndeksOnline.
Më tutje, ai thotë se në varësi prej vendimit të trupit gjykues, do kalohet në fazën e dëgjimit të dëshmitarëve të zyrës për mbrojtjen e viktimave si dhe të palës mbrojtëse, të cilët kanë paralajmëruar se do jenë rreth 25, me mundësi të rishikimit të kësaj liste.
“Andaj, në varësi të këtyre rrethanave, do të mund të kemi një epilog nga pjesa e parë e vitit të ardhshëm, e cila natyrisht se dëshmon që kemi shkelje ndër të tjera edhe të parimit të gjykimit brenda një kohe të arsyeshme, e deri tek kjo ka ardhur ngase prokuroria nuk ka qenë e përgatitur dhe se procesi ishte i parakohshëm”, ka përfunduar ai.

Të tjera
-
Raportohet se një 21-vjeçare nga Kosova ka vde*kur në një aksident në Gjermani
Një 21-vjeçare me prejardhje nga Kosova raportohet se ka vdekur si pasojë e p...
-
E konfirmon Hysen Durmishi: Artan Abrashi, kandidat për Prizrenin
Artan Abrashi pritet të jetë kandidati zyrtar për kryetar komune në Prizren n...
-
PDK thërret konferencë për media, s’tregohet arsyeja
Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër një konferencë për media. K...
-
Emisarë të Perëndimit zbarkojnë në Kosovë, kërkohet urgjentisht formimi i institucioneve
Më shumë se pesë muaj kanë kaluar që nga mbajtja e zgjedhjeve të 9 shkurt...
-
LDK-ja nesër dorëzon në Prokurori Speciale vendimin e sotëm të Supremes
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se nesër (e mërkurë) do të dor...
-
Onkologjia me mungesë barnash, pacientët me kancer po duhet t’i blejnë vetë ato
Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën...
-
Haziri i përgjigjet Memli Krasniqit: Jo 19, por 20 vota t’i japim por është e pamjaftueshme
“Jo 19 por 20 vota ia japim, por duhet të jemi realistë”. Kështu i është përg...
-
“Po na sjellin shuplaka mandej”, Haziri: Kur po bëjmë kompromise, po ndëshkohemi
Ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, sipas nënkryetarit Lutfi Haziri, ka në v...
-
Ambasada britanike: Karen Pierce diskutoi në Kosovë për formimin urgjent të qeverisë
Gjatë vizitës së saj në Kosovë, Dame Karen Pierce, e dërguara speciale e Mbre...
-
Rrëfimi ekskluziv i të mbijetuarës së dhu*nës sek*suale, ishte 11 vjeç kur u dhu*nua
Në rrëfimin e dytë në kuadër të serive të “Heshtja që vret, klithma e vërtetë...
-
Trump arrin marrëveshje me NATO-n për të armatosur Ukrainën, paralajmëron Rusinë për sanksione
Presidenti amerikan deklaroi se do t’i furnizojë Kievit miliarda dollarë paji...
-
Cakolli: Në çfarë cilësie paguhen, tash e tre muaj, 36 “përfaqësuesit” tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend?
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka bërë edhe një reagim lidh...