Lajme

Shuhet zja*rri që kaploi një fushë në Ramoc të Gjakovës

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 04 July 2025

Njësia e Zjarrfikësve të Gjakovës ka bërë të ditur se sot në mesditë ka intervenuar me kohë në fshatin Ramoc, ku ishte raportuar për një djegie të fushave të grurit.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se galë reagimit të shpejtë dhe koordinimit të mirë të ekipit të zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar dhe shuar pa shkaktuar dëme të mëdha materiale apo rrezik për banorët përreth.

“Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të mos djegin mbeturina apo sipërfaqe të hapura gjatë kësaj periudhe të nxehtë, pasi kjo rrit rrezikun”, thuhet në njoftimin e  zjarrfikësve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera