“Dehari ka të drejtë…”, “pa e hedhur në votim…”, Dimal Basha reagon pasi Osmani tha se duhet konsensus për votim të fshehtë

Autori: Gazeta inFokus
15:30 | 04 July 2025
Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka reaguar pas deklarimeve të presidentes Vjosa Osmani, e cila tha se duhet të ketë konsensus mes deputetëve për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Ai vazhdon insistimin e partisë së tij se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese u jep atyre të drejtë, derisa shtoi se kryesuesi i seancës, Avni Dehari – të cilin partitë tjera po e akuzojnë se po funksionon me instruksione të partisë së tij – ka të drejtë të përgatisë sallën për votim të fshehtë pa e hedhur në votim Komisionin.
“Shkurt, Gjykata Kushtetuese e ka thënë shumë qartë në paragrafin 178 se Kryesuesi nuk ka pasur nevojë për ndonjë mocion për të ndryshuar mënyrën e votimit. Madje, meqenëse nuk kemi një praktikë dhe Rregullorja e Punës nuk e përcakton ndryshimin e votimit, Kryesuesi i Seancës ka të drejtë t’i japë udhëzim administratës të përgatisë sallën për votim të fshehtë edhe pa e hedhur në votim Komisionin”, tha ai.
Postimi i plotë:
𝐉𝐚𝐧ë 2 𝐚𝐫𝐠𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐭ë 𝐩𝐚𝐪ë𝐧𝐝𝐫𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐪ë 𝐩𝐨 𝐩𝐞𝐫𝐝𝐨𝐫𝐞𝐧 nga opozita. Në njërën anë thonë (1) 𝐤𝐚 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦 𝐭ë 𝐫𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐭ë 𝐝𝐢𝐭ë𝐬 dhe kjo përbën shkelje, në anën tjetër pretendojnë se (2) 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐯𝐨𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐢 𝐡𝐚𝐩𝐮𝐫 𝐧ë 𝐭ë 𝐟𝐬𝐡𝐞𝐡𝐭ë ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐚𝐧𝐭𝐢𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐞𝐬 𝐬𝐞𝐩𝐬𝐞 𝐤ë𝐫𝐤𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐨𝐜𝐢𝐨𝐧 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐚𝐥 për këtë ndryshim.
🔍 T’i trajtojmë një nga një:
1️⃣ Mënyra e votimit nga i hapur në të fshehtë nuk mund te ndryshohet pa mocion procedural.
⚖️ Gjykata Kushtetuese në 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐧 𝟏𝟕𝟖 e 𝒓𝒓ë𝒛𝒐𝒏 këtë argument dy herë.
(𝟭) Thotë se ndryshimi në votim nuk rregullohet as me Rregullore e as me Kushtetutë. Pra, tekstualisht e cek se, “Çë𝐬𝐡𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐦ë𝐧𝐲𝐫ë𝐬 𝐬ë 𝐯𝐨𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧ë 𝐒𝐞𝐚𝐧𝐜ë𝐧 𝐊𝐨𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐢𝐯𝐞 – 𝐞 𝐡𝐚𝐩𝐮𝐫 𝐨𝐬𝐞 𝐞 𝐟𝐬𝐡𝐞𝐡𝐭ë – 𝐍𝐔𝐊 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐞 𝐩ë𝐫𝐜𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐚𝐬 𝐦𝐞 𝐊𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐭ë 𝐞 𝐚𝐬 𝐦𝐞 𝐑𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐨𝐫𝐞.” Më tej, në të njejtin paragraf thotë se “Për këtë çështje nuk gjeni asnjë referencë as në Kushtetutë e as në Rregullore.”
(𝟮) Për më tepër, Gjykata thekson se 𝐧𝐞𝐧𝐞𝐭 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐚𝐥𝐞 𝐭ë 𝐑𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐨𝐫𝐞𝐬 së Kuvendit (Neni 57) që po i përmendin deputetët e opozitës 𝐧𝐮𝐤 𝐯𝐥𝐞𝐣𝐧ë 𝐩ë𝐫 𝐒𝐞𝐚𝐧𝐜ë𝐧 𝐊𝐨𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐢𝐯𝐞, por përdoren vetëm për seanca plenare, dhe atë vetëm në rrethana të caktuara që janë shprehimisht të cekura në Rregullore.
🔹 Edhe këtë e ndan qartë, ku prapë tekstualisht thotë se, “Secili nga këto nene të Rregullores së Kuvendit (53, 57, 122) 𝐩ë𝐫𝐜𝐚𝐤𝐭𝐨𝐣𝐧ë 𝐪𝐚𝐫𝐭ë dhe shprehimisht 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡𝐚𝐧𝐚𝐭 në të cilat shtrihet fushëveprimi i tyre, 𝐩𝐚𝐥ë𝐭 që mund të iniciojnë ato veprime apo autorizimet e tyre, si dhe çë𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞𝐭 për të cilat mund të bëhen apo kohën kur mund të ngritën propozime të tilla.”
👉 Me fjalë të tjera, 𝒆𝒅𝒉𝒆 𝒔𝒊𝒌𝒖𝒓 𝒕ë 𝒗𝒍𝒆𝒏𝒕𝒆 Mocioni Procedural (Neni 57) për Seancën Konstituive, aty taksativisht janë vetëm 𝟓 𝐬𝐢𝐭𝐮𝐚𝐭𝐚 kur përdoren këto mocione, dhe 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐯𝐨𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐍𝐔𝐊 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐧𝐣ë 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝐭𝐲𝐫𝐞.
✏️ 𝗦𝗵𝗸𝘂𝗿𝘁, 𝗚𝗷𝘆𝗸𝗮𝘁𝗮 𝗞𝘂𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝘂𝗲𝘀𝗲 𝗲 𝗸𝗮 𝘁𝗵ë𝗻ë 𝘀𝗵𝘂𝗺ë 𝗾𝗮𝗿𝘁ë 𝗻ë 𝗽𝗮𝗿𝗮𝗴𝗿𝗮𝗳𝗶𝗻 𝟭𝟳𝟴 𝘀𝗲 𝗞𝗿𝘆𝗲𝘀𝘂𝗲𝘀𝗶 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗮 𝗽𝗮𝘀𝘂𝗿 𝗻𝗲𝘃𝗼𝗷ë 𝗽ë𝗿 𝗻𝗱𝗼𝗻𝗷ë 𝗺𝗼𝗰𝗶𝗼𝗻 𝗽ë𝗿 𝘁ë 𝗻𝗱𝗿𝘆𝘀𝗵𝘂𝗮𝗿 𝗺ë𝗻𝘆𝗿ë𝗻 𝗲 𝘃𝗼𝘁𝗶𝗺𝗶𝘁. Madje, meqenëse nuk kemi një praktikë dhe Rregullorja e Punës nuk e përcakton ndryshimin e votimit, Kryesuesi i Seancës ka të drejtë t’i japë udhëzim administratës të përgatisë sallën për votim të fshehtë edhe pa e hedhur në votim Komisionin.
2️⃣ Argumenti tjetër i opozitës, 𝘀𝗲 𝗴𝗷𝗼𝗷𝗮 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗻𝗱𝗿𝘆𝘀𝗵𝘂𝗮𝗿 𝗿𝗲𝗻𝗱𝗶 𝗶 𝗱𝗶𝘁ë𝘀.
📌Pse edhe ky pretendim është i pabazë?
🔸 Rendi i ditës nuk ka ndryshuar, sepse Kuvendi po vazhdon të njëjtën pikë të rendit të ditës nr. 3, përkatësisht Zgjedhjen e Kryetarit.
🔸 𝗡𝗱𝗿𝘆𝘀𝗵𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝘃𝗼𝘁𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗻𝗴𝗮 𝗶 𝗵𝗮𝗽𝘂𝗿 𝗻ë 𝘁ë 𝗳𝘀𝗵𝗲𝗵𝘁ë ë𝘀𝗵𝘁ë 𝘃𝗲𝘁ë𝗺 𝗻𝗱𝗿𝘆𝘀𝗵𝗶𝗺 𝗶 𝗺ë𝗻𝘆𝗿ë𝘀 𝘀ë 𝘃𝗼𝘁𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗽ë𝗿 𝗿𝗲𝗮𝗹𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝘁ë 𝗻𝗷ë𝗷𝘁𝗶𝘁 𝗾ë𝗹𝗹𝗶𝗺 – 𝘇𝗴𝗷𝗲𝗱𝗵𝗷𝗲𝗻 𝗲 𝗞𝗿𝘆𝗲𝘁𝗮𝗿𝗶𝘁. Pra, jemi te E NJËJTA pikë e rendit të ditës.
🧠 𝗣ë𝗿𝗳𝘂𝗻𝗱𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗹𝗼𝗴𝗷𝗶𝗸𝗲:
🔹 Jemi te e njëjta pikë e rendit të ditës, rrjedhimisht NUK ka “ndryshim të rendit të ditës.”
🔹 Ndryshimi i mënyrës së votimit nga i hapur në të fshehtë NUK kërkon mocion procedural.
✅ 𝗠𝗲 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗲 𝘁𝗷𝗲𝗿𝗮, 𝗚𝗷𝘆𝗸𝗮𝘁𝗮 𝗞𝘂𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝘂𝗲𝘀𝗲 𝗺𝗲 𝗔𝗸𝘁𝗴𝗷𝘆𝗸𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗳𝘂𝗻𝗱𝗶𝘁 𝗡𝗨𝗞 𝗷𝘂 𝗷𝗲𝗽 𝘁𝗲 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗲 𝗻𝗲 𝗮𝘀𝗻𝗷𝗲𝗿𝗶𝗻 𝗻𝗴𝗮 𝗽𝗿𝗲𝘁𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺𝗲𝘁.

Të tjera
-
Behrami: Krerët e UÇK-së janë braktisur nga shteti – mocioni dëshmoi që Specialja është makinë e kurdisur
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka folur pas rrëzimit të mocionit të ...
-
Kurti për rikthimin në EQAR: Është dëshmi e punës dhe angazhimit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook për rik...
-
Tërmet në Kosovë, lëkundjet ndihen në Ferizaj
Lëkundje toke janë ndjerë në Kosovë para pak minutash Lëkundjet janë regjist...
-
Buxheti i ri i BE-së parasheh 100 miliardë euro për Ukrainën
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka njoftuar se buxhet...
-
Agim Bahtiri e qet një foto në FB dhe thotë: Kjo do të jetë Mitrovica e së ardhmes
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka publikuar një fotografi në Facebo...
-
Reagimi i Qeverisë për vendimin e Supremes, Gruda: U shkrua në panik, rrethi për ta po ngushtohet
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda sonte në “Rubikon” ...
-
ASK: Më shumë Energji elektrike e konsumuar në muajin maj 2025 sesa në muajin maj 2024
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Energjis...
-
Digjet një banesë te Parku i Qytetit në Prishtinë
Një banesë në Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Banesa që është përfsh...
-
Seria e rrëfimeve në “Debat Plus”: Në një dhomë dhùnùan atë, në tjetrën motrën e saj
Në ditën e tretë të transmetimeve të rrëfimeve të historive të dhunës seksual...
-
“Samia burrat, Mihanja gratë – i kanë thirrë e ju kanë thanë Ramizi e ka çu Hashimin në Hagë, votone Dritonin”, Lladrovci: Nuk e kam mbështetur Bekimin, e du
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është i ftuar në “Pressing” të T7, të m...
-
Zjarr në skenën e festivalit më të madh në botë të muzikës elektronike
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë skenën kryesore të festivalit të famshëm “T...
-
“Nuk ka bir nane që m’qet prej PDK’së”, Lladrovci: Në zgjedhje qendrore po bahemi bashkë, në lokale prenu ju mes veti
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se nuk kandidon i pavarur në zgjed...