Lajme

Podujevë: Arrestohen pesë persona pasi tentuan të rrihen mes vete

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 16 February 2023

Policia e Kosovës në Podujevë njofton se të mërkurën ka arrestuar pesë persona të dyshuar meshkuj kosovarë, si dhe një tjetër person i dyshuar është shoqëruar në stacion pasi që te njëjtit kishin tentuar te rrihen mes vete.

Gjatë kontrollit te të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dy boksa metali dhe një thikë.

Me anë të pamjeve të një video incizimi është konstatuar se me datën 13.02.2023 te dyshuarit e njëjtë kanë qenë te përfshirë ne një rrahje që ka ndodhur në Podujevë.

-Advertisement-

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, pesë të dyshuarit u dërguan në mbajtje, ndërsa njëri lirohet në procedurë të rregullt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera