Lajme

“Po shkunden plakat”, Blerim Latifi shpjegon domethënien

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 20 April 2022

“Po shkunden plakat”. Kjo është një prej shprehjeve që e dëgjojmë sa herë që bie borë edhe në ditët e para të pranverës. Por cila është domethënia e një fraze të tillë dhe nga e ka origjinën kjo shprehje. Profesori universitar dhe filozofi Blerim Latifi ka thënë se shprehje “po shkunden plakat” duket se është një prej mbetjeve të fundit të mitologjisë parakristiane të Evropës.

Latifi thotë se në mitologji ekzistonin mitet për disa forca hyjnore të cilat kishin kontroll mbi dukuritë e dimirit dhe ato forca përshkruheshin si gra të vjetra, që me lëvizjet e tyre shkaktonin stuhi dhe reshje bore.

“Kështu, në përfytyrimin mitik, shkundja e plakave të dimrit është veprimi i tyre i fundit, para se forcat tjera hyjnore që kontrollojnë dukuritë e verës, të marrin drejtimin e ciklit natyror të stinëve”, shkruan Latifi.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera