Plani për vrasjen e Albin Kurtit: Personat e përfshirë në plan duhet të ishin të arrestuar

Autori: Elvira Haxhiu
13:49 | 21 September 2022
Bedri Elezi, njohës i çështjeve të sigurisë planin për vrasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e ka vlerësuar si çështje mjaft serioze, shkruan Gazeta Infokus.
Në një përgjigje për Gazetën Infokus, Elezi ka thënë se raportimet e tilla duhet të merren shumë seriozisht dhe personat përgjegjës te vendosen para përgjegjësisë.
Madje ai thotë se nëse ka pasur një plan të tillë, të dyshuarit për këtë rast do të duhej te arrestoheshin. Derisa për të rrezikuarit nga ky plan, sipas Elezit do të duhej të merreshin masa të sigurisë.
“Në rast se kemi pasur informacione të rrejshme, atëherë, kemi të bëjmë çështje shumë serioze për performancën e institucioneve të sigurisë, qoftë AKI apo SHISH, sepse këto institucione kanë mekanizimin e duhur për trajtimin e informacione të pasakta apo edhe penetrimin eventual”, ka thënë ai.
Gjithashtu, njohësi i çështjeve të sigurisë ka thënë se në rastin e kryeministrit duhet të ketë informacione se a e kanë arritur objektivin të interesuarit për vrasjen e tij dhe kanë hequr dorë apo ende nuk kanë përfunduar përpjekjet për këtë vrasje.
“Në këtë rast kemi të bëjmë me çështje shumë serioze, ngase ose kemi një përpjekje për vrasjen e zyrtarëve shtetëror, ose kemi institucione të sigurisë në nivel shumë rëndë dhe vërtet merren me çështje apo informacione qesharake”, ka thënë Elezi.
Ndërkaq, sipas tij nëse ky informacion është i vërtetë, atëherë gjendemi para një situate sfiduese, ngase qytetarët e Kosovës mund të ndihen të rrezikuar nga persona a po grupe që merren organizimin e vrasjeve.
E nga ana tjetër, njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ngriti dyshime se pas këtij plani mund të jetë Serbia. Kjo pasi sipas tij një nga format e veprimit të shërbimeve sekrete të Serbisë ka qenë që kur kanë planifikuar të vrasin një shqiptar, vrasësi do të duhej të ishte shqiptar.
Musliu gjithashtu ka thënë se duhet të jemi të vëmendshëm për të kaluarën dhe për të ardhmen.
“Një nga format e veprimit të shërbimeve sekrete serbe, ka qenë dhe me gjasë mbetet ende, që kur kane dashur ta vrasin një shqiptar, vrasësi duhej te ishte shqiptar.
Prandaj, sytë hapur për të kaluarën, dhe veçmas për të ardhmen!!!”, ka shkruar eksperti i sigurisë.
Të hënën në media u raportua për një plan të vrasjes së kryeministrit Kurti në vitin 2021.
E për këtë plan në dijen ishte edhe Zyra e Kryeministrit, të cilët për Gazetën Infokus thanë se institucionet e sigurisë i kishin ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi. Rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik”, thuhet në përgjigjen nga zyra e kryeministrit.
Siç ka raportuar dje A2CNN, thuhet se kështu rezulton në një dokument të bërë publik këtë të hënë nga hakerat, i cili dyshohet se është marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano.
Në dokument theksohet se Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet.
I dyshuari është një shtetas shqiptar, i datëlindjes 01.05.1976. Në dokument theksohet se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve dhe armëve të tjera. Ai dyshohet se është përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi. Ndërkohë, Kodra dyshohet se jeton në Shkodër, ndërsa lëviz në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës. /Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Avokatja e Veselit kërkon që disa emra në raportin e ekspertit të jenë publik, trupi gjykues s’e aprovoi
Avokatja e Kadri Veselit, Colleen Rohan kërkoi sërish sqarim për pjesën e kon...
-
Njoftim për regjistrimin online të votuesve me nevoja të veçanta për votim përmes ekipeve mobile
Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha p...
-
Shteti i BE me energjinë elektrike më të shtrenjtë në Evropë, politikanët po kërkojnë zgjidhje
Në Gjermani, energjia elektrike është më e shtrenjta në Evropë. Kjo rëndo...
-
Policia në Ferizaj për një javë ka shqiptuar mbi 1 mijë gjoba e ka hequr 3 patentë shoferë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1030 gjo...
-
Tahiri: Pas 9 shkurtit Kosova do të dal në dritë, do të jetë pjesë e NATO’së
Besnik Tahiri, kandidati për deputet me numrin 10 nga radhët e koalicionit të...
-
Bedri Hamza: Rritja e pagave është detyrim i qeverisë sime
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ...
-
Vrạsja e Liridona Ademajt, Prokuroria thërret konferencë për media
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, të mërku...
-
Eksperti i mjekësisë ligjore nis dëshminë në Speciale
Eksperti i mjekësisë forenzike, njëherësh gjeneticist mjekoligjor, William Go...
-
Xhafer Gashi e Linda Bekteshi marrin përkrahjen për ndryshim nga banorët e lagjes së Hashanëve në Obiliq
Kandidati i LDK-së për deputet me numër 11, Xhafer Gashi është takuar mbrëmë ...
-
Konfirmon Lajçak: Këtë javë në Bruksel mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar...
-
Autori i maskuar si shpërndarës picash, dalin detaje të reja tronditëse të vrạsjes së 56 vjeçarit në Tiranë
Burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur për A2 CNN se pista e rrethanave f...
-
Pati mosmarrëveshje me burrin, një grua në Rahovec dyshohet se piu ilaçe dhe detergjente
Një grua në Rahovec ka përfunduar në emergjencë pasi e njëjta dyshohet se pas...