Autori i maskuar si shpërndarës picash, dalin detaje të reja tronditëse të vrạsjes së 56 vjeçarit në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus
10:11 | 13 January 2025
Burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur për A2 CNN se pista e rrethanave familjare, mbetet kryesore. Dyshimet janë se viktima Bujar Nasufi, ka pasur konflikte për pronat me anëtarë të tjerë të fisit. Për këtë arsye, po punohet për verifikimin e tyre.
A2 CNN mëson se autori ishte maskuar si shpërndarës picash. Hetuesit kanë arritur që të sekuestrojnë disa kamera sigurie ku duket autori i krimit, i cili me kapuç është munduar që të fshehë identitetin e tij. Madje autori ka qenë duke e pritur viktimën në afërsi të banesës, raporton A2.
56-vjeçari Bujar Nasufi u vra me armë zjarri në zonën e Pallatit me Shigjeta, teksa i afrohej banesës së tij.
Autori ishte maskuar si shpërndarës picash, detaje të reja nga
A2 mëson se 56-vjeçari u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij. Kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin kur autori u afrua dhe e qëlloi shënjestrën duke e lënë të vdekur në vend.
Kanë qenë dy automjete, një e viktimës dhe tjetra e vëllait të tij që kanë qenë duke u afruar në banesë, përcjell A2. Të dyja familjet jetojnë në një godinë, pallat që e kanë ndërtuar para disa vitesh.
Fillimisht në rrugicë është futur mjeti i të vëllait, ndërsa pas ka qenë mjeti i viktimës. Sapo ky i fundit ka dashur të parkojë në rrugë, autori është afruar dhe e ka qëlluar dhe më pas është larguar me motor. (A2 Televizion)

Të tjera
-
Ahmeti: Në Ribarin e Madh u pritëm me energji dhe emocion që tregon se jemi nisur veç për fitore dhe asgjë më pak
Kandidati për deputet nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahme...
-
Lushtaku: Çdo ditë e më afër fitores së madhe, 100 herë dhe përzemërsisht faleminderit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka ndarë pamje ng...
-
Ferat Shala: Më 9 shkurt së bashku nisim një kapitull të ri për Kosovën, një kapitull për një Kosovë më të mirë
Kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Sha...
-
Krasniqi: Me Hamzën kryeministër të gjitha premtimet do të realizohen
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në emisionin ...
-
Rrezarta Krasniqi: Një votë, një vendim – 36 për ndryshim
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...
-
Osmani: Amerika udhëhoqi rrugën dhe bota demokratike e ndoqi në mbështetje të lirisë së Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani ka përmendur presidentin historik të Kosovës, Ibrahi...
-
Bedri Hamza i fton qytetarët në tubimin përmbyllës: Shihemi të shtunën në sheshin Zahir Pajaziti
Bedri Hamza i ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë masivisht në tubimin përm...
-
Kryeministri japonez përballë sfidës për ruajtjen e balancave në takimin e parë me Presidentin Trump
Kur kryeministri i Japonisë Shigeru Ishiba të takohet të premten me President...
-
Luta thotë se 8000 gjilanas ishin sonte në shesh
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Lutfi Haziri, k...
-
Prizreni “çohet në këmbë” për Bedri Hamzën: Edhe pak ditë na ndajnë nga fitorja jonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me afë...
-
Austria, me rënie prej 15.8% të vendeve të lira të punës në 2024
Numri i vendeve të lira të punës në vitin 2024 ishte dukshëm më i ulët krahas...
-
Babi i Thaçit në gjendje të rëndë, Specialja nuk e lejon ta vizitojë
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po mbahet në paraburgim në Hagë...