Lajme

Plagoset me thikë kryetari i bashkisë Divjakë

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 11 November 2022

Plagoset me thikë kryetari i bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi. Autori nuk dihet ende.

Kryebashkiaku është plagosur nga një person i cili më parë ka qenë punonjës i Bashkisë së Divjakës.

Sipas News24, autori i ngjarjes është Ergest Xhelili i cili është ndaluar nga forcat e policisë.

-Advertisement-

Burimet thonë se edhe shoferi i tij është plagosur nga po i njëjti person.

Teksa nuk ka ende detaje nga ngjarja e ndodhur, informacionet janë të pakta edhe për gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut dhe shoferit të tij.

Ata janë dërguar në spitalin e Lushnjes për të marrë ndihmë mjekësore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera