Pesë gjërat pozitive që i pamë te Real Madrid në triumfin ndaj Getafes
Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 20 August 2018
Pas humbjes në finale e Superkupës së Evropës dhe paraqitjeve jo bindëse në kuadër të “International Champions Cup”, filluan dyshimet mbi Real Madridin e Lopetegui dhe frika nga mos zëvendësimi i Cristiano Ronaldos.
Nuk shkoi njëjtë edhe në ndeshjen e parë të La Ligas. Skuadra e strategut spanjoll shfaqi komplet fytyrë tjetër. Përveç rezultatit pozitiv, këto janë edhe pesë gjërat tjera pozitive nga loja e djeshme.
1) Posedimi i topit – Duket se skuadra e Lopeteguit e dëshiron posedimin e topit. Kjo dëshirë u shfaq edhe kundër Getafes. Të përzgjedhurit e spanjollit e mbajtën topin nën kontroll në 73% të kohës. Për një statistikë të tillë nga Real Madrid, duhet të kthehemi shumë vite mbrapa, konkretisht, më 12 shkurt 2012, ku madrilenët patën 80% të posedimit, kundër Levantes.
2) Siguria në mbrojtje – Nga e gjithë ndeshja, pothuajse më e vlefshmja ishte mbajtja e portës së paprekur. Vija e fundit funksionoi gati përfekt, duke mos i’u dhënë fare hapësirë sulmuesve të Getafe për ta rrezikuar portën e Keylor Navas. Për 90 minuta Getafe pati vetëm një goditje.
3) Pasimet e sakta – Diferenca në pasime ndërmjet dy skuadrave ishte e madhe. Real Madrid regjistroi 793 pasime, me një saktësi prej 91%. Në anën tjetër Getafe pati një saktësi prej 65% në totalin e 222 pasimeve. Ishte Toni Kroos me një përqindje afër përfektes (98%) më i sakti në pasime.
4) “Ringjallja” e Garreth Bale – Uellsiani duket se më në fund po i gjen hapësirat e tij, me largimin e Cristianos. Ai po duket i lumtur me marrjen e primatit në vijën e sulmit të madrilenëve. Këtë fundjavë ai realizoi një gol, mirëpo, shpejtësia, eksploziviteti dhe teknika e tij janë edhe një plus tjetër i madh për skuadrën.
5) Angazhimi i Asensio, Ceballos dhe Nacho – Besimi i Lopeteguit në Asension dhe Ceballos është tejet i madh. Stili i lojës së tyre duket se po i përshtatet tejmase trajnerit, ky i fundit që nuk po heziton fare ti aktivizoj të rinjët. Asensio ka qenë starutes në të dyja ndeshjet e fundit dhe ka mrekulluar me paraqitjet e tij. Nacho gjithashtu u aktivizua në vend të Varane, i cili kundër Atletico Madrid ishte larg formës së tij më të mirë. Nacho la përshtypje të mirë dhe dha një siguri në mbrojtën e madrilenëve.
Duket se puna e Lopeteguit po fillon të vie në pah. Mbetet të shihet se a do të jenë të aftë trajneri dhe skuadra që të garojnë deri në fund me Barcelonën dhe Atletico Madrid për titullin e kampionit në La Liga.
Të tjera
-
Gërvalla në Washington takohet me senatorin demokrat, diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, në Wash...
-
Policia arreston dy persona, njëri nga ta gëlltit një qese të vogël me kokainë – konfiskohen lëndë narkotike dhe armë
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në flagrancë, pasi të njëjtit janë ...
-
Breshër i madh edhe në Prishtinë, veturat detyrohen të ndalen tek ura në Fushë Kosovë (PAMJE)
Reshjet e mëdha të shiut si dhe breshër i madh kanë filluar të bjerë pasditen...
-
Grenell: Kosova po largohet nga Perëndimi, Kurti e Osmani u kritikuan edhe nga administrata e Biden
Emisari i posaçëm i ish-Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard ...
-
Cameron do të vizitojë Tiranën, vendoset posteri gjigant ku i urohet mirëseardhje
David Cameron i cili dikur ishte kryeministër i Britanisë së Madhe, e tashmë ...
-
Çka do të bëhet me paratë e marra nga institucionet serbe në veri?
Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar e Kosovës...
-
Bitcoin vazhdon rritjen, ja sa shkoi
Çmimi i Bitcoin aktualisht është vetëm 3% larg nga niveli i tij më i lartë i ...
-
Specialja heq 10 dëshmitarë nga lista e saj në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Dhomat e Specializuara të Kosovës, kanë njoftuar se Gjykata Speciale, nuk do ...
-
Avokati Besnik Berisha thotë se Enver Sekiraqa është në spital duke u trajtuar – “Trupi gjykues ka qenë në dijeni”
Avokati Besnik Berisha, ka deklaruar se Enver Sekiraqa është në spital duke u...
-
Shi e breshër në Rahovec, komuna publikon numrat që duhet t’i kontaktojnë qytetarët
Komuna e Rahovecit është deklaruar pas rrebeshevee të mëdha të shiut që ishin...
-
Kurti për “The Times”: Dezinformata të paprecedenta nga Serbia kundër aleatëve të Ukrainës
Kryeministri Albin Kurti po paralajmëron se Kremlini po e përdor Serbinë për ...
-
Ulutash takon ambasadorët e QUINT-it, Turqisë dhe BE-së: Përkushtim i palëkundur për sigurinë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutash, i ka pritur në takim ambasadorët e vendev...