Lajme

Përplasjet para Kuvendit në Tiranë, 3 efektivë të lënduar, shoqërohen dy protestues.

Autori: Gazeta inFokus 19:41 | 13 February 2023

Tre efektivë policie kanë mbetur të dëmtuar pas protestës që u zhvillua ditën e sotme para Kuvendit të Shqipërisë.

Bëhet me dije se një prej policëve është dëmtuar në këmbë, një në dorë dhe tjetri në sy. Fatmirësisht, të tre ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore,pasi kanë marrë lëndimë të lehta.

Ndërkohë raportohet se dy persona janë shoqëruar në Komisariatin nr.1 të Tiranës, pasi hodhën mjete piroteknike në drejtim të punonjësve të policisë.

-Advertisement-

Teksa protesta po zhvillohej, në oborrin e Kuvendit u shtuan forcat policore dhe ato speciale në gatishmëri për çdo rast. Në oborr ishte vendosur dhe një makinë me ujë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera