Sport

Përfundon ndeshja në Podujevë, kjo skuadër arkëton tri pikë shumë të rëndësishme

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 28 February 2021

Llapi ka arritur ta mposhtë Ballkanin me rezultat minimal 1-0, në sfidën e zhvilluar në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e luajtur në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, golin e vetëm për llapjanët e shënoi Edon Sadriu në minutën e 69’ të ndeshjes.

Ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina mbeti më një lojtar me pak që nga minuta e 67’, pasi portieri Marijan Coric u ndëshkua me karton të kuq, kurse edhe te Ballkani pati përjashtim nga loja, pasi Mevlan Zeka u ndëshkua dy herë me kartonë të verdhë brenda pak minutave.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Llapi kalon në pozitën e gjashtë me 26 pikë, kurse Ballkani zbret në pozitën e dytë me 45 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera