Përfundon intervistimi i kandidatëve për rektor të UP-së, nis votomi

Autori: Gazeta inFokus
14:18 | 21 November 2022
Ka përfunduar intervistimi i pesë kandidatëve për rektor të Universitetit të Prishtinës. Secili nga kandidatët për mandat dy-vjeçar, kanë prezantuar planin e tyre prej 20 minutash, ku më pas anëtarët e këshillit drejtues kanë vijuar me pyetjet edhe për 20 minuta të tjerë. Ndryshimi i statutit, rishikimi i kodit etik, modernizimi i UP-së dhe zgjidhja e çështjes së doktoraturës, kanë qenë disa nga prioritetet e kandidatëve për rektor. Pas intervistimit, në orën 14:30 fillon procesi i votimit për zgjedhjen e rektorit.
Puna e parë e kandidatit të parë të intervistuar, But Dedaj, deklaroi se do të jetë stabizilimi i gjendjes së Universitetit të Prishtinës.
“Puna e parë është stabilizimi i gjendjes dhe ajo nënkupton së pari zyret e administratës nuk duhet të funksionojnë me UD. Angazhimi i menjëhershëm duhet të jetë promovimi pak më shumë i programeve tona në Kosovë, duhet me i tërheq studentët, numri i studentëve ka rënë drastikisht. Dhe duhet angazhim i menjëhershëm i ndryshimit të statutit dhe gjitha rregulloreve”, ka theksuar ai.
Ndërkaq, Ermir Rogova ka nisur prezantimin me thënien e Naim Frashërit “Dhe dritë e diturisë përpara do na shtjerrë”.
Ai ka prezantuar para anëtarëve të këshillit drejtues, planin dhe vizionet e tij në rast se merr pozitën e rektorit të UP-së.
“Misioni im është sigurimi i zhvillimit, përparimit dhe modernizimit të UP-së në aspektet e arsimimit akademik, kërkimeve shkencore krijimtarisë artistike, këshillimeve profesionale dhe fushave të tjera të veprimtarive akademike, sipas praktikave më të mira. Me këtë do të përmirësohet ndjeshëm pozita në renditjen botërore, prej 3000 në 1500”, ka thënë ai.
Kandidati për rektor të UP-së, Ilir Tolaj në prezantimin e tij 20 minutësh ka deklaruar se duhet të rishikohet kodi etik dhe Universiteti i Prishtinës të ketë kritere të veta për plagjiarizëm.
“Tema kryesore e çdo programi do të jetë plagjiarizmi. Ka nevojë te rishikohet kodi etik. UP duhet të ketë kritere të veta për këtë kategori. Përcaktimi i kritereve për plagjiarizëm nga ekspertët e UP-së, e jo nga OJQ e palë tjera joprofesionale. Në mënyrë që të arrijmë atë që synojmë duhet të digjitalizojmë procedurat”, tha ai.
Qerim Qerimi, i cili është po ashtu kandidat për rektorin të UP-së, ka prezantuar prioritet e tij, ku tha se është urgjente ndryshimi i statutit.
“Krijimi i një grupi punues për rishikimin dhe hartimin e një statuti të ri në mënyrë urgjente. Ka nevojë që të ri-konceptohen përbëria përgjegjësitë e zëvendësrektorit të UP-së… Duhet që ata që shërbejnë në krye të përgjegjësive për menaxhimin e UP-së, duhet të kenë përgjegjësi të ndryshueshme dhe në pajtim me programin dhe në atë çfarë janë nevojat tona dhe cilat janë sfidat tona. Unë propozoj që të ketë një zëvendësrektor për çështje të personelit akademik, të integritetit akademik, një që do të ndihet në mënyrë të drejtpërdrejtë me çështjet e etikave që janë të lidhura me programin që kanë të bëjnë me procesin e zgjedhjeve se rekrutimit, të zhvillimit të anëtarëve të personelit akademik”, u shpreh ai.
Para anëtarëve të këshillit drejtues, kandidati Sefer Avdiaj ka përmendur dy prioritetet në rast se merr mandatin dy vjeçar të rektorit.
“Për mua e para do të jetë çështja e doktoraturës. Kriteret që janë vendosur janë goxha sfiduese që të plotësohen dhe zgjidhja e problemit të doktoratuës. Dhe e dyta digjitalizimi i administratës”, ka përfunduar ai.
Zgjedhja e rektorit të ri, vjen pas shkarkimit të ish-rektorit Naser Sahiti nga Këshilli Drejtues.

Të tjera
-
Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Malit të Zi, Bernard Çobaj
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasa...
-
Abdixhiku propozon Hykmete Bajramin për shefe të grupit parlamentar, Kujtim Shalën për nënkryetar të Kuvendit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abidxhiku, ka bërë të ditur se ka propozuar deputeti...
-
Damka ia kapi telefonin një gazetari në kuvend, reagon AGK-ja
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se deputeti i Partisë Demokratik...
-
Më 27 mars KQZ-ja njoftoi vetëm për dorëheqjet e Hamzës, Ahmetit dhe Muhaxherit: A e mashtroi Kurti, Kuvendin?
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ia ka dorëzuar letrën e dorëheqjes n...
-
Enver Hasani: Gabim politik i opozitës – Presidentja s’ka kurrfarë roli më
(Radio Evropa e Lirë) – Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktua...
-
Ndërprerja e seancës konstituive, Kuvendi del me njoftim
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se është njoftuar presidentja, Vjosa Osmani, pë...
-
Rukiqi i reagon Muratit që nënshkroi vendim si ministër: Këta nuk respektojnë as demokraci, as ligj, as Kushtetutë
Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Berat Rukiqi, ka reaguar pasi Hekuran Murati në...
-
Raportoi rrejshëm një grabitje, arrestohet një person në Fushë Kosovë
Policia ka njoftuar se është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi ka raportuar rre...
-
Duartrokiti në dështimin e seancës, sqarohet Agim Bahtiri: E bëra për autogolin që ia bëri opozita vetës
Pasi pa veten në lajme duke duartrokitur i vetëm për dështimin e seancës kons...
-
Hekuran Murati “i dorëhequr” nënshkruan udhëzim administrativ për arkat fiskale
Deputeti i sapozgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka bërë të ...
-
Deputeti i PDK’së, thotë se letra e Kurtit nuk ishte dorëheqje: Është një test si njoftim
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, kërkoi nga k...
-
Cakolli: Seanca u bllokua sepse koalicioni i LVV-së pra shumica parlamentare nuk i pati votat, jo pse këtë e bëri opozita
“Nuk dështoi votimi i raportit pse opozita e bllokoi por se shumica parlament...