Hekuran Murati “i dorëhequr” nënshkruan udhëzim administrativ për arkat fiskale
Autori: Gazeta inFokus
16:46 | 15 April 2025
Deputeti i sapozgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se ka nënshkruar një Udhëzim të ri Administrativ që ka të bëjë me arkat fiskale, në kuadër të zbatimit të Ligjit për Administrimin e Procedurave Tatimore, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas Muratit, ky udhëzim është rezultat i një pune të gjatë dhe profesionale nga grupi punues dhe synon të modernizojë sistemin aktual të fiskalizimit përmes digjitalizimit të plotë.
“Udhëzimi parasheh një periudhë tranzitore për kalimin nga sistemi ekzistues në atë të ri, duke u dhënë kohë të mjaftueshme bizneseve të përshtaten. Ndërsa për ato që ende nuk kanë sistem fiskalizimi, parashikohet një afat 60-ditor për instalimin e sistemit të ri”, shkroi Murati.
Ai bëri të ditur gjithashtu se softueri i ri i fiskalizimit do të ofrohet nga ofrues të licencuar, me të cilët ATK tashmë ka zhvilluar takime informuese dhe pritet që bashkëpunimi të vazhdojë.
Ndërkohë, Murati ka dhënë dorëheqje nga detyra e Ministrit të Financave, bashkë me gjithë kabinetin qeveritar të udhëhequr nga Albin Kurti. Këtë e ka konfirmuar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se dorëheqjet janë bërë në përputhje me obligimet që kanë pasur për shkak të seancës konstituive të Kuvendit.
Edhe Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, konfirmoi se të gjithë anëtarët e kabinetit kanë përmbushur detyrimin e tyre për dorëheqje.

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...




































