Lajme

Abdixhiku i reagon Kurtit: Jep dorëheqje zotëri, betohu si deputet mjaft më me filma

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 15 April 2025

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka reaguar ashpër, kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, për mos dorëheqjen nga pozita e kryeministrit në mënyrë që të betohet si deputet, shkruan Gazeta Infokus.

Ai këtë e ka quajtur “apetit të madh të deputetëve të LVV-së dhe prijësit të tyre për të qenë edhe kryeministër edhe deputet”.

“Jep dorëheqje zotëri, betohu si deputet! Si secili tjetër në Kuvend! Mjaft më me filma e kauza plot mllef! Apetiti i madh i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje – dhe i prijësit të tyre për të qenë edhe Kryeministër edhe Deputet, prodhoj sot një epizodë të errët demokratike në vend. Të paprecedentë, sepse askush deri më tani, me mendje demokratike e me respekt ndaj Republikës, nuk kishte provuar t’i ketë të dyja funksionet përnjëherë!”, shkruan Abdixhiku.

-Advertisement-

I pari i LDK-së ka thënë derisa në njërën anë deklarojnë se kanë dhënë dorëheqje e në anën tjetër ushtrojnë këto funksionë sikut të mos kishte ndodhur asgjë.

“Derisa në njërën anë deklarojnë se po japin dorëheqje, në anën tjetër vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e dorëhequra sikurse s’ka ndodhur asgjë e re. Sa të pavërtetë; sa jodemokratik! E vërteta megjithatë është krejt e thjeshtë! Duan të blejnë kohë; sepse nuk kanë votë. Me 52 vota tani, ato që edhe i pamë. pështyesit e moçalit të pështymave, nuk kanë shumicë. I duhet koha për pazare shtesë – të rënda, joparimore, të kushtueshme për këtë Republikë.  Aq të kushtueshme sa u kuptua dhe nga mesazhet që i dërgonin njëri tjetrit vet!”, përfundon Abdixhiku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera