Lajme

Shoferi kapet duke tejkaluar në mënyrë të rrezikshme në Bresje – Policia shqipton gjobë të rëndë

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 15 April 2025

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndëshkuar një shofer i cili ishte kapur duke rrezikuar sigurinë në trafik në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, konkretisht në fshatin Bresje.

Sipas njoftimit zyrtar, më 14 prill 2025, falë informatave të pranuara nga qytetarët, Njësia për Kontroll të Autostradave ka arritur ta identifikojë shoferin që kishte tejkaluar automjetet tjera nga ana e djathtë, në shiritin emergjent.

Ndaj tij janë marrë masat ligjore sipas Kodit Rrugor të Kosovës: është gjobitur me 200 euro, i janë shqiptuar dy pikë negative, dhe i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik për tre muaj.

-Advertisement-

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe apelon për kujdes dhe respektim të rregullave në komunikacion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera