Lajme

Rukiqi i reagon Muratit që nënshkroi vendim si ministër: Këta nuk respektojnë as demokraci, as ligj, as Kushtetutë

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 15 April 2025

Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Berat Rukiqi, ka reaguar pasi Hekuran Murati nënshkroi një vendim si ministër i Financave, ndonëse sot u tha se të gjithë ministrat e qeverisë Kurti 2 kanë dhënë dorëheqje për të marrë postin e deputetit.

Rukiqi ka thënë se nuk po respektohet as demokracia, as ligji e as Kushtetuta.

Ai i ka quajtur frikacakë, antidemokratikë, të paaftë dhe të rrezikshëm”.

-Advertisement-

“Ka jep “dorëheqje” si Ministër, por vazhdon të nënshkruaj vendime, si Ministër. Këta nuk respektojnë as demokraci, ad ligj, as Kushtetutë. Janë frikacak, antidemokratik, të paaftë dhe të rrezikshëm.  Të “dorëhequr”, shpëtimin me i ruajt karriget, po e presin nga Srpska.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera