Sport

Përfundon drama në ‘Estadio Nuevo Los Cármenes’, Barcelona kualifikohet tutje në Copa del Rey

Autori: Gazeta inFokus 23:35 | 03 February 2021

Skuadra e Barcelonës është kualifikuar në gjysmëfinale të Copa del Rey, shkruan Gazeta inFokus.

‘Blaugranët’ e kanë mposhtur Granaden me rezultat (5-3), pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, ngase koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë (2-2).

Serinë e golave në këtë takim e hapi mesfushori brazilian, Kenedy, i cili realizoi në minutën e 33’ për rezultatin (1-0).

-Advertisement-

Pjesa e parë u mbyll me shifrat (1-0) për vendasit, kurse në 45 minutat e dytë u shënuan edhe tre gola të tjerë.

Granada e dyfishoi rezultatin (2-0) në minutën e 47’ me anë të sulmuesit spanjoll, Roberto Soldado.

‘Blaugranët’ arritën që në fund të kohës së rregullt ta barazonin rezultatin (2-2) dhe ta dërgonin ndeshjen në vazhdime.

Antoine Griezmann realizoi në minutën e 88’ për shifrat (2-1), kurse rezultatin e barazoi (2-2) Jordi Alba në minutën e 90+2’.

Katalunasit i filluan për mrekulli vazhdimet dhe në minutën e 100’ e përmbysen rezultatin (2-3) me golin e shënuar nga sulmuesi francez, Antoine Griezmann, për të cilin ishte goli i dytë personal në këtë sfidë.

Vendasit arritën të ktheheshin në lojë dhe barazuan shifrat (3-3) në minutën e 103’ me golin e realizuar nga Fede, i cili shënoi nga pika e bardhë.

Frenkie de Jong në minutën e 108’ e ktheu epërsinë e Barcelonës (3-4), kurse për rezultatin përfundimtar (3-5) realizoi Jordi Alba në minutën e 113’, i cili regjistroi golin e dytë personal në këtë ballafaqim.

Pas kësaj fitoreje Barcelona është kualifikuar në gjysmëfinale te Copa del Rey, aty ku do të takohet me fituesin e ndeshjes, Betis – Athletico Bilbao./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera