Për takimin e 27 shkurtit në Bruksel, Vuçiq: E di çfarë më pret, me Kurtin nuk ka shumë biseda
Autori: Gazeta inFokus 23:16 | 21 February 2023
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për takimin e radhës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të hënën në Bruksel, tha sonte se duhet të jetë shumë budalla që të mos përgatitet dhe të mos e dijë se çfarë e pret.
“Me Kurtin nuk ka shumë biseda. Ai njeri menjëherë fillon të flasë për Slobodan Milosheviqin, vuajtjet e tij…, nuk e di, Adem Demaçin… Atëherë e kuptoni se ai ka mbetur prapa në atë kohë, dhe kaq…”, tha Vuçiq.
Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq tha se në takimin e 27 shkurti në Bruksel “sigurisht që do të flitet për formimin e Asociacionit” dhe, siç tha ai, “për këtë do të duhet të flasin edhe përfaqësuesit evropianë”, transmeton Telegrafi.
“E di, Kurti do të shkojë me tregimin – po, po, unë pranoj gjithçka, por Serbia do të duhet të pranojë gjithçka… Dhe kështu… I kam parë të gjitha ato marifete të panumërta, kështu që kjo do të jetë taktika ime. I kam ndjekur të gjitha ato biseda kaq herë, më shumë se të gjitha së bashku, Po të isha më budallai në botë do të isha më i përgatituri. Llogaris se nuk jam tamam njeriu më budalla në botë…”, tha Vuçiq.
Siç tha ai, “ata [pala kosovare] do të mundohen një ose dy ditë para takimit të thonë autoritetet e përkohshme në veri të Kosovës dhe të mundohen të emërojnë serbët më të këqij, ata që askush nuk do t’i zgjidhte për asgjë dhe që punojnë vetëm për shqiptarët, pra. nuk do t’u jepnin goditje serbëve në veri të Kosovës”.
Me këtë rast, ai e quajti Nenad Rashiqin, ministrin për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, tregtar droge, kurse Rada Trajkoviqin, këshilltare në Qeverinë e Kosovës, ikebanë që flet marrëzira.
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thirrur për 27 shkurt takimin në nivel të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”, thuhet në komunikatën e Bashkimit Evropian.
BE-ja tha se në këtë takim, temë e diskutimit do të jetë propozimi evropian për normalizimin e plotë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Fillimisht Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të takohen me liderët, dhe më pas do të ketë një takim të përbashkët.
Kurti dhe Vuçiq nuk kanë zhvilluar takim në kuadër të dialogut të Brukselit që nga nëntori i vitit 2022.
Të tjera
-
Eurodeputeti holandez pasi Kosova nuk u fut në agjendë për KiE: Shtetet anëtare iu përkulën Serbisë
Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë një reagim lidhur me mos-përfshi...
-
“Po bëjmë përpjekje që rruga të hapet” – Durmishi flet për bllokimin e rrugës Klinë – Gjakovë
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se janë duke bë...
-
Hovenier takohet me ushtarët amerikanë të dislokuar në Kosovë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është takua...
-
Çitaku: Mos anëtarësimi në KiE kronikë e një dështimi të paralajmëruar
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitak...
-
500 euro gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj
Të premten, Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndaluar dy...
-
Presidentja Osmani në bashkëbisedim me ish-sekretaren Clinton: Falënderova atë peronalisht dhe Presidentin Clinton
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar sot se ka zhvilluar një bash...
-
Llapi – Ballkani, ndeshja e ‘nxehtë’ për titullin kampion në Superligën e Kosovës në futboll
Xhiroja e parafundit e Superligës së Kosovës në futboll do të sjellë një përb...
-
Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland
Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë rritur nive...
-
Armend Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje
Deputeti nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja ka deklarua...
-
Deputeti i VV-së: E pamundur të dërgohej drafti i Lajçakut në Kushtetuese, ka shumë probleme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, thotë se ishte e pamundur që ...
-
Rrëshqet dheu, një pjesë e rrugës Klinë – Gjakovë shkatërrohet në tërësi
Mëngjesin e sotëm në rrugën Klinë – Gjakovë ka rrëshqitur dheu. Mediumi lo...
-
Protestuesit hynë në pistë, mbyllet aeroporti i Mynihut
Mëngjesin e së shtunës, aeroporti i Mynihut është mbyllur sepse disa aktivist...