PDK: Nëse Byroja kalon vendi shkon në diktaturë

Autori: Gazeta inFokus
09:23 | 16 July 2022
Avokati i grupit parlamentar të PDK-së, Faton Fetahu, ka thënë se Projektligji për Byronë për konfiskimin dhe verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme prek limitet e Kushtetutës.
“Konsiderojmë se do të cenohen në esencë disa nga garancionet ose të drejtat dhe liritë kushtetuese, si paprekshmëria e pronës, siguria juridike e qytetarëve, cenimi i barazisë së qytetarëve para ligjit, cenimi i parimit të prezumimit të pafajësisë, cenimi i të drejtës së privatësisë, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, dhe cenohen edhe kompetencat e përgjithshme kushtetuese të organeve ndjekëse”, ka thënë Fetahu në Klan Kosova.
Avokati Fetahu u shpreh se projektligji thotë se do të monitorohet stili i jetesës së zyrtarit publikë përmes rrjeteve sociale, që sipas tij, preket e drejta në privatësi dhe është ndërhyrje direkte në kompetencat e Agjencisë për Informim dhe Privatësi.
“Ky ligj përjashton Prokurorinë, atë që do të duhej ta bënte Prokuroria, e bën Byroja politike e kësaj qeverie. Është humbje kohe, e qytetarëve, e këtij shteti dhe e institucioneve, marrja me këtë ligj. Disa po fshihen nga ideja se po përpiqen të mos humbin vota, dhe po thonë ‘ne nuk jemi kundër procesit të konfiskimit’, ju lutem mos i tallni qytetarët. Ky projektligj është fyerje për qytetarët. Ky projektligj nuk do ta kalojë testin e Kushtetutës, e ka thënë edhe Komisioni i Venecias”, u shpreh tutje Fetahu.
Krejt në fund, Fetahu tha se nëse ky ligj kalon testin e Kushtetutshmërisë, nuk do të ketë më Kushtetutë, por diktaturë.
“Nëse ky ligj e kalon testin e kushtetutshmërisë, unë mendoj se Kushtetutë nuk do të kemi, do të kemi diktaturë. Pra duhet të zgjedhim, ose këtë projektligj, ose Kushtetutën. Të dyja këto bashkë nuk shkojnë”, përfundoi Fetahu.

Të tjera
-
Cakolli: Shkeljet ligjore po bllokojnë konstituimin e Kuvendit
Tentimi i dytë i deputetëve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka përfund...
-
Bajrami akuzon Kurtin dhe Muratin për shkelje të ligjit në emërimin e drejtorit të Doganave
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas riemërimit të drejtorit t...
-
Kurti kërkon drejtësi për 53 viktimat e familjes Muqolli në Poklek që u vra*në mizo*risht nga forcat serbe
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sot masakrën e 1...
-
Haxhiu për qëndrimet e opozitës: Absurde, ata e dinë që i kemi numrat
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka konfirmuar se i kanë num...
-
Konfiskohet një automjet në Shtërpcë, po transportonte drunj pa dokumentacion
Policia e Kosovës ka konfiskuar një automjet me targa të skaduara në Kashtanj...
-
“Ndjej keqardhje për Avni Deharin, po keqpërdoret – skenari ishte i gatshëm”, Memli Krasniqi kritikon VV’në për bllokim të Kuvendit
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi thotë se ndjen keqardhje për kryesuesin e s...
-
Baraliu tregon çka u desh të ndodhte në Kuvend: Seanca e sotme duhej të vazhdonte
Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka folur në lidhje me dështi...
-
Abrashi i VV-së kritikon Presidenten: Foli si autoritet kushtetues nuk dha zgjidhje për problemin që ia adresoi kryesuesi
Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka hedhur kritika ndaj presidentes Os...
-
“Për shkak të zgjedhjeve elektorale, pacientët po blejnë barna jashtë Kosovës” – Haxhijaha e akuzon Arben Vitinë për mungesën e barnave në Kosovë
Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë ndaj unifikimit të çmimit të barnave, ka...
-
Kica Xhelili: Kushtetuta nuk është formalitet teknik – dorëhiquni sikurse ua kërkon ligji që keni miratuar vet
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica Xhelili, ka rea...
-
FSK: Përfundon Java Ndërkombëtare e Kadetëve, sukses i standardeve ndërkombëtare
Forca e Sigurisë së Kosovës ka thënë se është përfunduar Java Ndërkombëtare e...
-
Kusari-Lila për koalicionin me Nismën: Detajet do t’i japë Albin Kurti në kohën e duhur
Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ...