Lajme

Pasi u tallen me të, Faton Peci bëhet “pjesë” e një faqe satirike

Autori: Gazeta inFokus 23:22 | 26 March 2023

Faqja satirike “CoolnFresh Magazine” ka postuar në rrjetin social facebook një shkrim rreth ligjin për duhanin.

“Si qytetare, i themi bravo❤️ ministrit Faton Peci per implementimin e ligjit te ndalimit te pirjes se cigares mrena.

A si duhangji, i themi o Faton Luci cka na bone more kshtu?”, thuhet në postim.

-Advertisement-

Në të njëjtin ka komentuar ministri i Bujqësisë, Faton Peci i cili duket se e ka marrë me sportivitet.

“Po se dijshi me bo hajgare me mu”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera