Lajme

Pas vërshimeve, Haradinaj ka një apel për institucionet qendrore në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 23:21 | 19 January 2023

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj është shprehur i shqetësuar për situatën e krijuar pas përmbytjeve në Rrafshin e Dukagjinit, Skenderaj e Mitrovicë.

Haradinaj përmes në shkrimi në Facebook ka apeluar institucionet qendrore në Prishtinë për ngritjen e gatishmërisë për t’i qëndruar afër autoriteteve komunale.

“Me shqetësim po e përcjell situatën e krijuar pas përmbytjeve dhe vërshimeve në Rrafshin e Dukagjinit, Skënderaj e Mitrovicë, ku dëmet kanë përfshirë infrastrukturën e tokat bujqësore.

-Advertisement-

Apelojmë tek institucionet qendrore në Prishtinë për ngritjen e gatishmërisë për t’i qëndruar afër autoriteteve komunale dhe qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore”, ka shkruar Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera