Lajme

Pas takimit në Athinë, kryeministri Rama mbledh sot bashkëatdhetarët në Milano

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 26 May 2024

Kryeministri Edi Rama vijon ditën e sotme turin e takimeve me diasporën.

Pas takimit të zhvilluar në Athinë me shqiptarë të cilët jetojnë në Greqi, kryeministri do të zhvillojë sot një tjetër takim, atë me bashkëatdhetarët në Itali.

Takimi do të fillojë rreth orës 11:00 në pallatin e sportit në Busto Arsizio, afër qytetit e Milanos.

-Advertisement-

Ky takim do të mbahet në një moment që ende vijojnë diskutimet për marrëveshjen mes Ramës dhe kryeministres Giorgia Meloni për emigrantët, e cila është kundërshtuar fort nga opozita në të dy vendet.

Rama ka paralajmëruar edhe takime të tjerë me diasporën shqiptare në të tjera shtete./euronews/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera