Pas shumë ditësh pritje, rikthehet shërbimi i Radioterapisë në QKUK

Autori: Gazeta inFokus
14:25 | 18 July 2022
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Univeristar i Kosovës njofton se nga dita e sotme ( e hënë, 18 korrik 2022), është rikthyer në punë Shërbimi i Radioterapisë- Akseleratori për Rrezatim, po ashtu, Shërbimi i Brahiterapisë, Ct- Stimulatori dhe Mozaiku, në kuadër të Klinikës së Onkologjisë në QKUK.
“Rikthimi i këtyre shërbimeve është bërë, pas përpjejekjeve maksimale nga stafi i Klinikës së Onkologjisë, Sektori Teknik i QKUK-së dhe kompania që ka nën mirëmbajtje dhe servisim aparaturat mjekësore.
Pjesa e parë e pacientëve kanë kryer radioterapinë gjatë ditës së sotme, kurse pacientët tjerë do të thirren gradualisht”, thuhet në njoftim.
Para fillimit të punës, është bërë dezinfektimi dhe dezinsektimi i hapësirave.
“ShSKUK falënderon Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Shqipërisë, e cila ka qenë në kontakt të vazhueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës për situatën e krijuar, dhe ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar pacientët kosovarë, që kanë pasur nevojë për Shërbimin e Radioterapisë”, përfundon njoftimi.
Prej ditësh, pacientët e planifikuar për radioterapi nuk kanë arritur ta marrin këtë shërbim në Klinikën e Onkologjisë në Prishtinë, kjo për shkak të reshjeve të shumta atmosferike, të cilat kanë depërtuar në bodrumin e kësaj klinike, duke e bërë kështu të dal jashtë funksionit gjithë aparaturën e radioterapisë.

Të tjera
-
Pamje spektakolare: Sot hapet nënkalimi më i madh në Ferizaj, duke qenë më i veçanti në Kosovë
Sot në Ferizaj pritet të haper një nënkalim tjetër edhe më gjigant dhe më i v...
-
Deklarimet e Albin Kurtit për Thaçin e Veselin, Gjykata Speciale: S’ndikohemi nga politika e komentet publike
Deklarimi i kryeministrit në detyrë dhe liderit të LVV-së, Albin Kurti, se Th...
-
Avokati Fetahu jep detaje për lëndën e PDK-së për shkeljet e LVV-së në Kuvend që u dorëzua dje në Gjykatën Kushtetuese
Avokati i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Fetahu ka dhënë detaje shtesë...
-
Vdekja e një personi në stacionin policor në Suharekë, IPK rekomandon suspendimin e një rreshteri dhe dy policëve
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Stacionin Policor të Suharekës, ku një pers...
-
Kurti e uron Trumpin e SHBA-në në ‘facebook’ për Ditën e Pavarësisë: Qoftë e përhershme aleanca
Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ur...
-
Pasi OSHP pezulloi tenderin e dyshimtë, 137 milionë euro të KEK-ut, Murati ‘bëhet’ nervoz me Bajramin: Po ndalin punët e mira
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pasi deputetja e LD...
-
Edi Rama feston 61 vjetorin, Akademia Politike e PS videourim me Inteligjencë Artificiale
Akademia Politike e Partisë Socialiste ka realizuar një videourim special me ...
-
Hoti: Nëse s’votohesh në formë të hapur, fshehurazi zgjidhesh vetëm nëse kontrabandohen votat
Deputeti i betuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se...
-
Shtatë raste dh*une në familje në 24 orët e fundit, pesë vetëm në rajonin e Prishtinës
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Gjermania konfirmon bisedime me SHBA-në për blerjen e sistemeve Patriot për Ukrainën
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, në një deklaratë të dhënë për Reuters, ka thën...
-
Policia e Kosovës konfiskon në Merdare mbi 100 mijë euro të padeklarura nga një shtetas serb
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në pikën kufitare të Merdare kanë kapur...
-
Osmani e bën të qartë se Dehari e ka imponuar tentimin për të votuar fshehtë: Lejohet, por duhet të pyeten deputetët
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se votimi i fshehtë lejohet, por se për të ...