Rozë

Pas ndarjes, Fergie “shpërthen” në Rio (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 08:48 | 18 September 2017

Fergie dhe Josh Duhamel njoftuan përfundimin e martesës së tyre ditën e enjte, por duket se këngëtarja e ka përballuar shumë mirë ndarjen.

Të shtunën, 42-vjeçarja zhvilloi një koncert në Rio de Zhaneiro, ku mahniti publikun me performancën e saj.

Fergie dhe Duhamel publikuan një komunikatë ku thonin se janë ndarë me “dashuri dhe respekt”. Çifti kishte disa kohë që nuk shihej së bashku në publik dhe nuk dihet me saktësi se kur janë ndarë, por përvjetorin e 8 të martesës e festuan së bashku në muajin janar të këtij viti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera