Rozë

Pas 3 vitesh bashkë, ndahet çifti i njohur i showbizit

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 22 May 2020

Pas 3 vitesh bashkë një nga çiftet më të komentuar të showbizit, sidomos për diferencën e tyre në moshë, Scott Disick, 36 vjeç dhe Sofia Richie, 21 vjeç janë ndarë.

Ish-partneri i Kourtney Kardashian dhe vajza e Lionel Richiet kanë vendosur të qëndrojnë të ndarë gjatë kësaj periudhe të vështirë për Scott.

-Advertisement-

Media e huaja bëjnë të ditur se Scott Discik, 36 vjeç është shtruar në qendër rehabilitimi pas disa traumave që ka kaluar.

“Scott dhe Sofia do qëndrojnë të ndarë derisa Scott të marrë veten”, tha një burim për Us Weekly.

I njëjti burim tha se Scott, i cili ka vuajtur nga abuzimi me substancat në të shkuarën, ka kaluar një periudhë të vështirë duke qëndruar në karantinë.

Scott dhe Sofia e nisën lidhjen e tyre të shumëpërfolur në vitin 2017.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera