Partia e Serbëve të Kosovës del kundër Listës Serbe: Nuk e përfaqësoni popullin serb
Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 24 August 2022
Partia e Serbëve të Kosovës ka reaguar pas vendimit të katër Kuvendeve Komunale nga veriu i Kosovës në Zveçan për dalje nga institucionet e Kosovës nëse nuk arrihet një zgjidhje për targat dhe letërnjoftimet e lëshuara nga Serbia.
Në një reagim për media thuhet se veprimi i sotëm i Listës Serbe paraqet pjesën e fundit të operës tragjike me regji të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.
“Zotërinj nga Lista Serbe, harroni se ju nuk përfaqësoni popullin serb, por vetëm ata serb të shantazhuar, të cilët duhet t’ju votojnë për të ruajtur një ekzistencë minimale për familjen e tyre. Ju po i jepni vetes të drejtën për të përcaktuar të ardhmen e pjesës së popullit tonë në Kosovë, duke i harruar me vetëdije serbët në jug të Ibrit”, thuhet në reagim.
Ndryshe, kuvendet komunale të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës sot unanimisht miratuan një deklaratë të përbërë nga gjashtë pika, përmes së cilës parashihet largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës nëse nuk arrihet një kompromis mbi targat dhe dokumentet për hyrje-dalje.
Pika e parë nënkupton që në emër të qytetarëve të komunave veriore i ofrohet përkrahje e plotë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që në afat prej shtatë ditësh, përmes dialogut të gjejë një kompromis të qëndrueshëm dhe afatgjatë rreth targave dhe letërnjoftimeve, gjithnjë në interes të qytetarëve dhe në pajtim me paqen dhe stabilitetin.
E dyta, që urgjentisht të formohet asociacioni i komunave serbe sipas marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 dhe 2015. Pika tre sipas kësaj deklarate, fton KFOR-in dhe bashkësinë ndërkombëtare që të sigurojë paqen dhe sigurinë për të gjithë qytetarët.
Në pikën katër ftohen qytetarët të mos bien pre e vendimeve “të njëanshme” dhe oferta e Albin Kurtit. Në pikën pesë thuhet se përfaqësuesit politikë të serbëve të veriut do të jenë gjithmonë pranë qytetarëve të tyre duke luftuar për paqe dhe jetë të dinjitetshme për ta.
Pika e fundit potencon se në rast të mos arritjes së një zgjidhjeje, të gjithë përfaqësuesit politikë së bashku me bashkëqytetarët e tyre do të fillojnë procesin e braktisjes së institucioneve të Kosovës në të gjitha nivelet, duke përfshirë këtu institucionet qendrore dhe lokale deri te gjykatat, prokuroritë, policia etj.
Të tjera
-
Kurti: Shtetet e Bashkuara, aleatja historike e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë a...
-
Marrëveshja mes Kosovës dhe ShBA-së, Hovenier: Ky është një hap i rëndësishëm
Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka thënë se është i nderuar që ishte ...
-
Ambasadori italian: Letra e Gërvallës, e pavlefshme
Italia konsideron se nuk është i vlefshëm zotimi për krijimin e draft statuti...
-
Kroacia nesër e nis kontigjentin e 41-të në Kosovë në kuadër të KFOR-it
Ministria kroate e Mbrojtjes ka bërë të ditur se nesër do të mbahet ceremonia...
-
Shkarkohet kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri
Sindikata e Policisë së Kosovës sot ka mbajtur kuvendin e përgjithshëm, që e ...
-
Nënsekretarja amerikane: Kosova bën pjesë në BE dhe NATO
Pas presidentes Vjosa Osmani, nënsekretarja amerikane për Diplomacinë Publike...
-
Njohja e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetja e rezolutës së Srebrenicës, Vuçiq: Mali i Zi e shkeli Serbinë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sot se të enjten në seancën e ...
-
Cameroni pritet ta vizitojë Shqipërinë
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, javën e ardhshme pritet ta vizit...
-
Platforma e parë inteligjente e nxjerrjes së naftës detare instalohet në Detin e Kinës Jugore
Platforma e parë inteligjente e nxjerrjes së naftës detare e Kinës, "Huizhou ...
-
Nënsekretarja e ShBA-së: Kosova të ec para me Asociacionin
Nënsekretarja e ShBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, ka deklarua...
-
Osmani: Fushatat dezinformuese janë kër*ënim për sigurinë kombëtare të Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se fushtat dezinformuese paraqes...
-
Osmani flet për marrëveshjen e nënshkruar me SHBA’të: Janë aleati ynë kryesor
Presidentja Osmani në një konferencë për media ka folur për marrëveshjen e në...