Lajme

Parashikimi i motit për dy ditë, a do të ketë shi sipas IMK-së?

Autori: Gazeta inFokus 20:30 | 28 July 2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë parashikimin e motit për dy ditët e ardhshme, 29 dhe 30 korrik.

Sipas parashikimit, në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 36 gradë Celsius.

“Gjatë këtyre ditëve do të mbajë mot me diell dhe vranësira, gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende parashihen edhe kushte për reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-36 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Sipas IMK-së, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 metër për sekond.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera