Lajme

Paralajmërohet grevë edhe në sektorin privat

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 23 September 2022

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se tanimë janë në përgatitjet e tyre të fundit për të hyrë në grevë.

Ai tha se kryeministri Albin Kurti është duke bërë skema teatrale dhe nuk “lodhet” për t’i dëgjuar ata.

“Ne më datën 20 vetëm se e kemi paralajmëruar grevën, por që tashmë jemi në përgatitje, pasi situata aktuale nuk është e mirë. Po shihet ai çka është duke i bërë sektorit publik, e më neve nuk lodhet për këtë punë. Diçka nuk është në rregull me të. Ne kemi me hy në grevë, mirëpo kur të shohim sinjale pozitive. Nga njëherë duhet me u pajtu me realitetin se ki një kundërshtar të padisiplinuar, që din me ba vetëm skema teatrale dhe dërgon vendin në shkatërrim e sipër”, tha ai.

-Advertisement-

Ai tha se nëse organizohet ndonjë protestë nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës do të marrin pjesë.

“Jemi duke parë veprimet e BSPK-së dhe ne atë protestë kuptohet që do të jemi edhe ne me të gjithë punëtoret e sektorit privat”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera