Lajme

Pamje se si ndodhi aksidenti ku humbi jetën i riu në Skenderaj, asnjë veturë nuk ju ndalë për ndihmë

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 07 June 2023

Si pasojë e një aksidenti trafiku, që kishte ndodhur këtë të martë në rrugën Skënderaj – Drenas, ka ndërruar jetë shoferi i veturës së aksidentuar, shkruan Gazeta Infokus.

Në disa pamje të publikuara nga Gazeta Ditore shihet momenti edhe se si ka ndodhur aksidenti, e madje shihet se edhe pas kësaj asnjë veturë tjetër që ka kaluar andej nuk është ndalur për të i ndihmuar.

Vdekjen e të riut e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili ka thënë se në këtë aksident lëndime trupore ka pësuar pasagjerja ndërsa vozitësi 33 vjeçar ka ndërruar jetë.

-Advertisement-

“Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është shkaktuar sot rreth orës 14:30, në rrugën rajonale Skenderaj- Drenas përkatësisht në fshatin Polac. Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar shoferi dhe pasagjeri. Ndërsa rreth orës 22:00, është raportuar se si pasojë e lëndimeve në QKUK  ka vdekur shoferi i veturës i moshës rreth 33 vjeçare”, ka thënë Zahiti./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni pamje:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera